22:11 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Buxheti i bashkisë Tiranë, Xhixho: Kryeqyteti e nis vitin me një tjetër buxhet antisocial,me vrullin e ndërtimeve me para të pista

14:24 | 11/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Në fillim të këtij viti shkollor, nuk është siguruar infrastruktura për fëmijët të arsimit parashkollor’’, Xhixho: Prindërit detyrohen t’u drejtohen kopshteve private

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat u shpreh se Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në një makineri që gjeneron para për të dhe njerëzit e tij.

Deklarata e zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho.

Të nderuar qytetarë!
Banorë të Tiranës!
Kryeqyteti e nis këtë vit me një tjetër buxhet antisocial dhe me vrullin e ndërtimeve me para të pista. Lidhja e fortë e Bashkisë dhe qeverisë me korrupsionin dhe krimin e organizuar po çimentohet përditë në mijëra metër kub beton që hidhen në çdo hapësirë apo lartësi ku mund të ndërtohet.
Pak muaj më parë, britanikja “The Times”, përllogariste se 2.85 miliardë euro para krimi dhe droge pastrohen përmes sektorit të ndërtimit në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë. Pastrimi i parave të drogës dhe korrupsionit ka ngritur çmimin e banesave duke e bërë të pamundur blerjen e një apartamenti. Një çifti të ri i duhen 70 vjet për të blerë një shtëpi në Tiranë. Nga 1000 euro për metër katror, sot çmimi ka arritur në 4 000 euro për metër katror.
Le të bëjmë një krahasim me rajonin:
Tiranë 2500-4000
Zagreb 1400-3000
Beograd 1500-3500
Prishtinë 600-2000
Sarajeva 700-2000
Lubjanë 2300-3800
Siç duket qartë, kemi çmimin më të shtrenjtë për metër katror, si në minimum, edhe në maksimumin e kostos.
Që nga viti 2015 janë dhënë leje për dhjetë milionë metra katrorë ndërtim. Lidhja e fortë e grupeve kriminale, fillimisht me mafian italiane të ‘Ndrangheta’, e më pas me kartelet në Kolumbi dhe Ekuador dhe gatishmëria e Bashkisë së Tiranës për t’u hapur derën e qytetit parave që gjeneron aktiviteti i tyre kriminal, ka rritur përfitimet e kryebashkiakut dhe drejtorëve të tij 5D.
Ndërkohë sa është kostoja e jetesës në Tiranë në raport me vendet e rajonit?
Tirana është qyteti më i shtrenjtë në rajon. Sipas indeksit të Numbeos, për koston e lartë të jetesës, ne renditemi të parët në rajon, duke lënë pas Beogradin, Shkupin, Sarajevën, Podgoricën, madje edhe Sofjen, Bukureshtin dhe Budapestin.

Kemi koston më të lartë të jetesës, por pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon. 43% e të ardhurave mujore të shqiptarëve shkojnë për ushqime.

Është e njëjta maxhorancë që u tall një ditë më parë me uljen e çmimit të energjisë elektrike me vetëm 1 lek!

Mungesa e shkollave
Ritmi i shfrenuar me të cilin ndërtohet, nuk shkon paralel me shërbimet apo investimet e Bashkisë. Çdo fillim viti shkollor, kryebashkiaku numëron shkollat e restauruara. Megjithatë, edhe sot Astiri, Kashari dhe Yzberishti, ende nuk kanë një godinë shkollore të arsimit parauniversitar. Kjo zonë në rritje që ka aktualisht mbi 70 mijë banorë, në nëntë vite është mashtruar për ndërtimin e shkollave.
Në prill të vitit të kaluar, vetëm pak para zgjedhjeve, kryetari i Bashkisë u premtonte banorëve të Astirit “5 shkolla që do t’i ketë zili dynjaja”. Mashtrim! Prindërit janë të detyruar të udhëtojnë në trafik për t’i çuar fëmijët në shkollat e lagjeve të tjera të Tiranës.

Qytetarët paguajnë 1800 lek taksë për infrastrukturën arsimore. Që prej vendosjes së kësaj takse në vitin 2016 deri në fillim të vitit 2023 janë mbledhur në total 51 milion euro nga familjarët dhe bizneset. Ku kanë shkuar këto para? Në xhepat e drejtorëve të kompanisë 5D apo të pronarëve të inceneratorit që nuk ekziston?
Po cilat janë vendimmarrjet e Bashkisë së Tiranë për këtë situatë, ku gjenden qytetarët e Tiranës?
Asgjë. Buxheti 2025 do të financojë skemat korruptive që kanë mbirë e janë rritur në vitet e drejtimit të tij. Thënë shkurt, paratë e mbledhura nga taksat që paguajnë qytetarët e Tiranës nuk do të shkojnë as për shkolla, as për të mbështetur strehimin social, dhe as për bebet, por janë të destinuara të financojnë skemat masive të korrupsionit që ka ndërtuar kryebashkiaku me drejtorët 5D dhe te luksi i stafit të Veliajt.
● 77% e buxhetit shkon për shpenzime luksi, jo shërbime për qytetarët
● Për inceneratorin e Tiranës do të shpenzohen 1.18 miliardë lekë, ndërsa për mbështetjen sociale vetëm 1.02 miliardë lekë
● Për personat me aftësi të kufizuara dhe për fuqizimin e grave shpenzohen 40.4 milionë ose 4.6 herë më pak.
Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në një makineri që gjeneron para për të dhe njerëzit e tij. Tirana duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të saj, që paguajnë taksa për një qytet të jetueshëm.

Partia e Lirisë do t’ua kthejë Tiranën qytetarëve duke u dhënë mbrapsht qytetarëve shërbime dhe mundësi reale për një jetë dinjitoze.
● Ne do të ofrojmë shtëpi për çiftet e reja sipas modelit hungarez, duke krijuar një fond banesash për ta përmes blerjes në kosto të banesave të pashitura.
● Ne do të ofrojmë kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë.
● Gjithashtu shpenzimet për ushqime bazë do të rimbursohen 5%. Shpenzimet për “shportën e bebes” do të rimbursohen 10%.
● Me shportën e bebes, do u vijmë në ndihmë çifteve të reja, duke ulur koston e rritjes së fëmijëve.
● Do të trefishohet bonusi i bebes.
● Pagat për nënat në masën 70-100% të pagës për 2 vitet pas lindjes.
● Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë, ulje taksash në pagë dhe të ardhurave.
● Ne do të rrisim buxhetin për arsimin. Investimet në arsim dhe kërkim shkencor do të jetë në nivelin 5% të PBB. Aktualisht, buxheti i arsimit është më i ulëti në rajon.
● Gjithashtu do të mundësojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla sipas modelit europian.

Me programin tonë me “5 prioritete për 4 milionë shqiptarë”, ne do e kthejmë qeverisjen në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të klientëve dhe oligarkisë, sikundër është sot.

Pas

Perkeqesohet moti /Priten reshje shiu, dëborë dhe ngrica, Mbrojtja Civile apel strukturave: Qendroni në gatishmëri, merrni masa

Para

Vuçiç: Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz

Para
Vuçiç: Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz

Vuçiç: Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.