04:16 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Buxheti për arsimin, 62,02 miliardë lekë në 2025

13:31 | 01/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Buxheti për arsimin, 62,02 miliardë lekë në 2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë zhvillimin e reformave në arsim edhe gjatë vitit 2025 me mbështetjen e arsimit bazë, të mesëm të lartë, orientimin e kurrikulave ndaj nevojave të tregut të punës dhe modernizimin e tyre. Buxheti 2025 për MAS parashikohet të jetë në shifrën 62.02 miliardë lekë.

Me buxhetin e 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku parashikohet të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë. Sipas relacionit të projektbuxhetit deri në vitin 2027, 87% e nxënësve që mbarojnë arsimin bazë do të regjistrohen në një nga format/llojet e arsimit të mesëm.

Në buxhetin 2025 përfshihet ofrimi i teksteve shkollore falas për rreth 240 mijë nxënës që ndjekin arsimin bazë nga klasa e parë në klasën e nëntë, si dhe tekste shkollore falas për rreth 16 mijë nxënës nga shtresa sociale në nevojë në arsimin e mesëm të lartë.

Buxheti 2025 do të garantojë ofrimin e bursave financiare apo kuotë ushqimore/financiare për 3800-4000 nxënës me nevoja të veçanta si dhe fëmijëve më me ndikim në uljen e braktisjes shkollore, të nxënësve të arsimit parauniversitar nga shtresat sociale në nevojë; hartimin e programeve specifike për arsimimin e grupeve të pafavorizuara.

Sipas relacionit të pr/buxhetit do të rritet numri i fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor, si dhe përfshirjen në klasat përgatitore në arsimin e detyrueshëm; reduktimin e numrit të klasave kolektive; sigurimin e shërbimit të transportit, si dhe mbulimin e shpenzimeve të transportit për rreth 33000 fëmijë dhe nxënës që kanë vendbanimin e tyre mbi 2 km nga shkolla, si dhe transportin për rreth 17300 mësues që punojnë mbi 5 km nga vendbanimi/qendra e përhershme e punës në shkollë. Me buxhetin 2025 do të rritet numri i klasave të profilizuara sportive në mënyrë progresive në të gjithë vendin.

Pas

Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, pjesë të Gadishullit Iberik bashkohen me detin. Imazhet para dhe pas

Para

Gonzato: Shoqëria civile të jetë më e përfshirë në komisionet “Antikorrupsion” dhe “Dezinformimi”

Para
Gonzato: Shoqëria civile të jetë më e përfshirë në komisionet “Antikorrupsion” dhe “Dezinformimi”

Gonzato: Shoqëria civile të jetë më e përfshirë në komisionet “Antikorrupsion” dhe “Dezinformimi”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.