23:47 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Buxheti/ Veliaj: Bëjmë të gjitha rrugët e lagjeve që lidhen me Unazën e Madhe; Modernizojmë transportortin urban në kryeqytet

17:43 | 13/12/2024
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Buxheti/ Veliaj: Bëjmë të gjitha rrugët e lagjeve që lidhen me Unazën e Madhe; Modernizojmë transportortin urban në kryeqytet

Në vitin 2025, Bashkia e Tiranës do të përfundojë disa investime të mëdha të nisura përgjatë këtij mandati. Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një dëgjesë për buxhetin e vitit të ardhshëm, deklaroi se brenda pranverës do të përfundojë terminali verior, ndërkohë që me mbarimin e punimeve në Unazën e Madhe, Bashkia e Tiranës do të nisë nyjet lidhëse me lagjet që preken nga ky investim. Ai theksoi se në këtë mandat të tretë, Bashkia e Tiranës do të bëjë investimet më të mëdha në ujësjellës.

“Terminali Verior mbaron në pranverë, është investimi më i shpejtë për këtë vit. Pastaj vazhdojmë me historinë e stacioneve të reja të autobusit dhe Unazën e Madhe, e cila mbaron këtë fundvit, ku bashkia do të bëjë nyjet lidhëse me lagjet. Me këtë buxhet do të kemi investimet më të mëdha në Ujësjellës. Mezi pres të inaugurojmë impiantin e Bovillës, pas gjithë problematikat që kemi pasur, lidhur me sistemin e filtrimit, i cili për herë të parë e ka dyfishuar ujin që vjen i filtruar në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Duke u ndalur te transporti urban, ai nënvizoi se ka nisur modifikimi i të gjitha stacioneve të autobusëve, ku do të vendosen tabelat elektronike me oraret e sakta të lëvizjes. Veliaj tha se do të synohet se tre linjat kryesore që operojnë në kryeqytet do të kenë një flotë totalisht elektrike. “Ka filluar modifikimi i të gjithë stacioneve të autobusëve, ku do të vendosen tabelat elektronike. Qytetari ta dijë në kohë reale kur i vjen autobusi, do të ketë edhe hartën që turistët ta dinë ku të shpie linja e caktuar. Do të vijojmë përmirësimin e flotës. Në qoftë se deri tani kemi vetëm autobusë hibridë, pra miks, me karburant dhe bateri, duam të shkojmë, të paktën për 3 linjat kryesore si “Tirana e Re”, “Kinostudio” dhe “Unaza”, te 100% flotë elektrike dhe stacione totalisht të modernizuara”, deklaroi Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku theksoi se do të ndërtohen 5 depo të reja në Ujësjellësin e Tiranës në 5 pika kodrinore të kryeqytetit, për të synuar që do të shkohet nga 18 orë në 24 orë furnizim me ujë në Tiranë. “Për të gjithë ata që e kishin në dorë dhe nuk bënë dhe tani e kanë shumë kollaj të komentojnë ata që punojnë, kam një pyetje: Si ka mundësi që janë ndërtuar objekte pa leje brenda në impiant? Ata legalizonin brenda në impiant, ne duam ta vazhdojmë këtë energji të jashtëzakonshme për Ujësjellësin e Tiranës, duke bërë 5 depo të reja, duke qenë se Tirana tani nuk dallon më ku mbaron Kombinati dhe ku fillon Vaqarri, nuk dallon më ku mbaron Kinostudio e ku fillon Fresku dhe Thesari. Nuk dallon më ku mbaron lagjja “Rilindja”, “Astiri”, dhe ku fillon Kashari sepse po dendësohet. Kjo do të thotë që na nevojiten 5 depo të reja në 5 pika kodrinore për të shtuar presionin në Tiranë”, deklaroi kryetari i Bashkisë.

Pas

Buxheti për vitin 2025, Veliaj: Transport falas për të gjithë pensionistët në Tiranë, ja si do bëhet regjistrimi për abonenë

Para

Buxheti 2025/ Veliaj: “Nisim ndërtimin e 5 shkollave të reja te Astiri, në Sauk dhe Liqeni i Thatë; Qendra të reja për autizmin dhe shërbime për të moshuarit”

Para
Buxheti 2025/ Veliaj: “Nisim ndërtimin e 5 shkollave të reja te Astiri, në Sauk dhe Liqeni i Thatë; Qendra të reja për autizmin dhe shërbime për të moshuarit”

Buxheti 2025/ Veliaj: “Nisim ndërtimin e 5 shkollave të reja te Astiri, në Sauk dhe Liqeni i Thatë; Qendra të reja për autizmin dhe shërbime për të moshuarit”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.