Pas deklaratave të kreut të Kuvendit Ilir Meta, se do të vazhdojë koalicionin me PS-në, vetëm nëse kryeministri Edi Rama ofron një “qeveri besimi” për opozitën, gazetari Berat Buzhala shprehet se kjo është alarmi i fundit për përfundimin e koalicionit.
I ftuar se në emisionin “Opinion”, Buzhala ka deklaruar se fjala e Metës pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LSI-së, qeverisës ishte një kortezi për të mos i thënë gjërat troç që në fillim.
Buzhala tha se ishte një sjellje kortezie për të mos i thënë se unë me ty nuk kam asgjë të përbashkët, ky është alarmi i fundit para se t’i thojë edhe atë fjalën e fundit se ne nuk do futemi as bashkë në zgjedhje.
“Çfarë ka bërë Meta është kortezi, nuk ka dashur ti thotë troç, është sjellje kortezie, për të thënë që unë dhe ti nuk kemi asgjë të përbashkët më, është alarmi i fundit para se tja thotë edhe atë fjalën tjetër se ne nuk do futemi bashkë në zgjedhje.”, shprehet Buzhala. (D.D/Shuplaka)