17:31 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Bylykbashi akuza të forta maxhorancës: Keni deformuar qëllimisht vetingun

13:00 | 06/12/2016
në Politikë
0
Bylykbashi akuza të forta maxhorancës: Keni deformuar qëllimisht vetingun

Deklarata e ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu është pasuar me reagimin e menjëhershëm nga deputeti i opozitës Oerd Bylykbashi ku ka bërë me dije qendrimin e palëkundur të PD-së.

Bylykbashi ka theksuar në konferencën e tij për shtyp, se Partia Demokratike do ti qëndrojë deri në fund çështjes së dërgimit të përkthimit të gabuar të ligjit në Komisionin e Venecias.

“Që në momentin kur u miratuan amendamentet për Kushtetutën, PD e ka mbështetur largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Por kjo nuk bëhet duke manipuluar përkthimin, duke bërë që Komisioni i Venecias të hyjë në drejtim të gabuar. Ka një tentativë që të bëhet e mundur që ligji i Vetting-ut të mos konsiderohet si një ligj që ka probleme të rënda. Kushtetueshmëria nuk arrihet me deformimin e ligjit dhe as me etiketimin e atyre që e kanë konstatuar”, ka nënvizuar gjatë deklaratës së tij deputeti i opozitës.

Ndërkaq, Bylykbashi theksoi se opozita disponon fakte të pakundërshtueshme të cilat sipas tij janë tregues i qartë i presionit të ushtruar nga mazhoranca.

SHPJEGIMI I PLOTË I BYLYKBASHIT:

Gjykata Kushtetuese, më 25 tetor, pati presion nga mazhoranca për ta çuar pa asnjë vonesë ligjin në Komisioni i Venecias. Më 25 tetor u mor vendimi, më 28 tetor është dërguar nga gjykata në Venecia përkthimi i ligjit. Nga kontaktet zyrtare me Gjykatën Kushtetuese, përkthimi i dërguar është i bërë nga Euralius. Komisioni i Venecias ka publikuar më 16 nëntor tekstin e Kushtetutës dhe ligjit. Me dokumentat e publikuara online, Komisioni i Venecias ka bërë një transparencë të plotë: ka tekstin e Kushtetutës, ligjin me tekstin e gabuar, si dhe ligjin e përkthyer dhe të dërguar më pas. Ndërkohë, ëeb site të tjera, përfshirë EURALIUS, i kanë hequr përkthimet e mëparshme që ishin në faqet e tyre. Po ashtu deputeti i selisë blu shprehu se kanë qenë pikërsht ekspertët e opozitës të cilët e kanë zbuluar deformimin e Vettingut.

Ekspertët e PD e zbuluan më 25 nëntor këtë deformim duke mbikëqyrur fletët e ligjit në faqen e Komisionit të Venecias. Kjo ju bë prezente Gjykatës Kushtetuese, që mori përsipër të bëjë përkthimin zyrtar me ekspertë të liçencuar nga Ministria e Drejtësisë. Gjykata mori përsipër se ka dërguar ligjin, por jo tekstin e Kushtetutës.

As ministria e Drejtësisë nuk e ka dërguar. Mbetet për t’u sqaruar kush e ka dërguar, sepse në faqen e KV thuhet se ai përkthim është dërguar nga autoritetet shtetërore shqiptare. Duhet të kuptohet kush ishte ky autoritet shtetëror që donte të çonte diçka të gabuar. Kemi vënë në dijeni KV. Më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese ka dërguar zyrtarisht, përkthimin zyrtar, që gjendet në faqe dhe është korrekt dhe KV e ka publikuar këtë variant, pa hequr atë të vjetrin. ka edhe një fakt tjetër të rëndë. KV tregon se versioni i parë i ligjit nuk daton as datën 18 tetor e as 16 nëntor që është në web site, por datën 16 tetor.

Pra, varianti është dërguar disa ditë para se ta dërgonte gjykata. Pyetja që shtrohet është: kush kishte interes të çonte KV në drejtim të gabuar? Sepse ka ndryshim të përmbajtjes substanciale, për ta bërë versionin shqip të duket më pak i rëndë në anglisht. Janë deformime të rënda dhe mangësi të tjera.

Etiketa: bylykbashioerd bylykbashiVettingu
Pas

Deputeti demokrat homazhe Andrea Stefanit, me lule drejt TVSH-së (FOTOT)

Para

”EXPRESS” shkrim për Shqipërinë: Si ikin ilegalisht emigrantët në Britani, rrjeti i ”Xhunglës” në Francë

Para
”EXPRESS” shkrim për Shqipërinë: Si ikin ilegalisht emigrantët në Britani, rrjeti i ”Xhunglës” në Francë

''EXPRESS'' shkrim për Shqipërinë: Si ikin ilegalisht emigrantët në Britani, rrjeti i ''Xhunglës'' në Francë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.