17:47 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bylykbashi: ”Në Shqipëri zgjedhjet nuk bëhen më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal”. Ka dhe një mesazh për zhvillimet në PD

13:12 | 01/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit
0
Bylykbashi: ”Në Shqipëri zgjedhjet nuk bëhen më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal”. Ka dhe një mesazh për zhvillimet në PD

Oerd Bylykbashi që drejtoi fushatën e demokratëve në Durrës thotë sot se ka arritur në një konkluzion të qartë: Në Shqipëri zgjedhjet nuk bëhen më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal.

”Me çfarë Kodi?

Pas provave për shit-blerje vote, kartash identiteti, presionesh mbi administratën, intimidim të zgjedhësve nga banda kriminelësh të liruar nga burgjet para zgjedhjeve apo në pritje për t’u liruar pas zgjedhjeve, legalizime pronash kundër ligjit, shtrime rrugësh e investime të tjera në ditet para zgjedhjeve për të bindur 5 familje këtu e tre atje, e lloj-lloj paligjshmërish të tjera, pas 20 vitesh që merrem me zgjedhjet kam arritur në konkluzionin që:

Në Shqipëri zgjedhjet nuk bëhen më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal.”, thekson Bylykbashi.

Bylykbashi ka dhe një mesazh për çfarë po ndodh brenda partisë së tij këto ditë që zgjedhjet për kreu janë shpallur.

”Për ata që do të komentojnë se nuk kemi humbur për shkak se u blenë votat por se nuk kishte struktura, u them që zgjedhjet në parti bëhen vetëm me Statut. Por mesa kam parë, asnjë nuk është kundër dhe të gjithë i referohen Statutit. Statuti është Libri i Rregullave që na mban të bashkuar si demokratë edhe kur kemi ide të ndryshme.”, thotë i prerë deputeti demokrat.

Partia Demokratike arriti të marrë vetëm 43 mandate, kundrejt 74 të PS-së dhe 19-të të LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit. Aktualisht është shpallur dita e zgjedhjeve për kreun e saj që do të jetë 22 korriku. Përballë Lulzim Bashës do të kandidojë Eduard Selami. Data 2 korrik është afati i fundit për pranimin e kandidaturave të tjera, ndërkohë që Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi kërkojnë dorëheqjen e Bashës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka një qasje tjetër për zgjidhjen e situatës së vështirë që po kalojnë demokratët: bashkimi dhe heqja dorë nga përçarja dhe përjashtimi. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: bylykbashioerd bylykbashiPDzgjedhjet
Pas

Malltezi denoncon ndërtimin që po ngrihet në Ksamil

Para

Përplaset me anësoret metalike të rrugës, humb jetën 28 vjeçari shqiptar në Itali

Para
Përplaset me anësoret metalike të rrugës, humb jetën 28 vjeçari shqiptar në  Itali

Përplaset me anësoret metalike të rrugës, humb jetën 28 vjeçari shqiptar në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet 4.5 Rihter pranë Kretë”

Spiropali takime intensive në Bruksel: me Kryetarin e Senatit belg Blondel, Kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

Aktivistë pro-palestinez sulmojnë avionët ushtarakë në bazën ajrore britanike

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.