14:21 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Bylykbashi: OSHE ka punësuar 1200 Freshistë, do dalin derë më derë

13:17 | 28/12/2016
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Bylykbashi: OSHE ka punësuar 1200 Freshistë, do dalin derë më derë

Oerd Bylykbashi në një takim me gazetarët ka folur për qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me Reformën në Drejtësi. Sipas asaj që thotë Bylykbashi reforma zgjedhore është gur themeli për të gjitha reformat e tjera.

”OSHE-ja ka punësuar 1200 persona, të cilët do të shkojnë derë më derë në shtëpinë e çdo shqiptari për të mbledhur të dhëna. Kjo është kriminale”, ka thënë Bylykbashi. Sipas tij kjo do të bëhet me justifikimin e rregjistrimit të të dhënave. 

‘’Procesi zgjedhor kërcënohet nga kriminelët që janë në partneritet me kryeministrin. Siç e patë edhe dje kryeministri bëri çmos që të zgjaste sa më shumë ditët në krye të detyrës të njerëzve të kriminalizuar. Kjo nuk bëhet për asgjë tjetër veçse për faktin që Rama nuk do të prishë marrëveshjen me ta. Kryetari i Kavajës nuk ka asnjë shans për të qëndruar në detyrë më shumë se 48 orë që iu dha nga KQZ-ja’’, ka thënë ai.

Një tjetër çështje që ai trajtoi është përdorimi i Administratës në zgjedhje duke thënë se ky është një akt kriminal. 

”Po vendos administratën në shërbim të zgjedhjeve. Ne do të kërkojmë që të kërcënosh me largim nga puna është cënim i të drejtave themelore të njeriut dhe të jetë një vepër penale. Ne do të kërkojmë edhe garantimin  ekushteve të barabarta të palëve politike në media. Duhet të mbizotërojë e drejta e zgjedhësve që të marrin lajm të pacensuruar. Është e papranueshme që subjektet politike të harxhojnë miliona Euro, si rasti i kryetarit të Bashkisë, çështje që ende e padiskutuar”, ka vijuar ai. 

Bylykbashi vazhdoi më tej duke thënë se përfshirja e teknologjisë në procesin e numërimit të votave do të sillte shmangien e manipulimeve. 

”Meqë të gjithë ranë dakord që projekti final nuk bëhej po kot nuk thonë që nga gabimi duhet të zihet mend. SHBA-të nuk janë shembulli m ëperfekt përsa i përket numërimit elektronik. Duhet të ndërtojmë një system elektronik të thjeshtë dhe të kuptueshëm për shqiptarët. Votimi elektronik ja bën më të thjeshtë votimin shqiptarëve edhe në fshatin më të largët. Kushdo që mendon se me ndryshime teknike zgjedhjet janë të mira është gabim. Duhet vullnet politik. Duhet të vëmë presion mbi maxhorancës që të ulim dhe të diskutojmë tani”, ka vazhduar Bylykbashi duke iu përgjigjur interesit të mëtejshëm të gazetarëve. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: oerd bylykbashipolitike
Pas

Aksidenti në Vlorë, nëna e Albano Dardhës: Djali yt më vrau dritën e syve

Para

KUJDES! NUK ËSHTË ASHTU SIÇ DUKET: KQZ letër Elvis Rroshit

Para
KUJDES! NUK ËSHTË ASHTU SIÇ DUKET: KQZ letër Elvis Rroshit

KUJDES! NUK ËSHTË ASHTU SIÇ DUKET: KQZ letër Elvis Rroshit

Discussion about this post

 



Të Fundit

UEFA: Shqiptarët jetojnë me futbollin! Tifozët mbushin stadiumet në finalet e Euro U17 ‘Shqipëri 2025”

Gjermania pozicionohet krah Kievit, Merz: Do të financojmë raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë

Gjyqi për ‘Sterilizimin’/ Zbardhet dëshmia e Ilir Beqajt në GJKKO, ish-ministri: Nuk mund të mbrohem kur…

Marrëveshje mes Tatimeve dhe DPSHTRR, masë sigurie për makinat e atyre që nuk paguajnë taksat

Berisha: Rama i ka dorëzuar Suel Çelës edhe Korçën, Besa Spaho është kandidate e tij atje

Berisha: Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre

Berisha: Për PD vota është sekret. Rama ka shkelmuar votën e diasporës, e njerëzve që votonin për herë të pa

Gjyqi i Sterilizimit/ Ish-ministri Ilir Beqja gjatë seancës në GJKKO: Sipas parimit të gjësë së gjykuar jam i pafajshëm! SPAK s’më dha vendimin e ish-Krimeve të Rënda

Forca Ajrore e angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”

Faton Peci reagon pas intervistimit dhe bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.