Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj është vetëm fillimi. Ai theksoi se zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion do të mbajnë përgjegjësi për 20 vjet, dhe paralajmëroi mazhorancën se, pas 11 majit, “zullumi i tmerrshëm” që kanë krijuar në Shqipëri do të kthehet përmbys.
Bylykbashi: Një gjë të keni të qartë, për veprën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të mbani përgjegjësi për 20 vite rresht. Ju do t’ju gjëmojë shejtani nga pas gjatë, në çdo lloj forme. Por ajo që ju garantojmë është se nuk ka nevojë askush t’ju përse për 20 vite, pas 11 majit ky zullumi i tmerrshëm që keni krijuar në Shqipëri dhe do të kthehet përmbys. Do t’ju zërë një hall që ajo që keni parë sot është vetëm fillimi. Mjafton të hapësh vetëm kapakun e dosjeve që keni firmosur, është një tmerr. Është tmerr për ju se shqiptarët do të shohin ditë tjetër.