Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka bërë publik vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut duke theksuar se ajo i ka dhënë të drejtë ankimimit të PD-së për këtë ligj.
Sipas Bylykbashit, në vendimin e zbardhur ditën e sotme nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e Vetting-ut në paragrafin e 45 konfirmohet se: “Gjykata vlerëson se për sa kohë organët ekzistuese ligjzbatuese kanë vetëm rol ndihmës në proçesin e rivlerësimit, përderisa veprimtaria e tyre ushtrohet nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organëve kushtetuese të rivlerësimit, ato nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre pa u konstituar dhe pa filluar funksionimin këto të fundit”.
Ai akuzon Ramën se me ligjin e Vetting-ut ai theu kushtetutën dhe pushtetin e organëve te pavarura dhe thekson se komisionet e vettingut nuk mund të fillojnë punën pa përfshirjen e paragrafit 88.
Statusi i Oerd Bylykbashit:
Gjykata Kushtetuese i jep te drejte PD per ligjin e vetting-ut: Organet e Rames nuk mund te kontrollojne vetting-un! Me 22 korrik, PD garantoi qe Kushtetuta i vendos organet e pavarura te vetting-ut mbi organet qeveritare te Rames.
Kjo mori bekimin e Nuland dhe Hahn dhe prishi planin e Rames per te kapur drejtesine nepermjet vetting-ut. Me ligjin e vetting-ut, Rama theu kushtetuten dhe pushtetin e organeve te pavarura kushtetuese te vetting-ut ia dha drejtoreve te tij. Komisioni i Venecias i dha te drejte PD kur tha qe organet kushtetuese te vetting-ut duhej te kishin kontroll te PLOTE mbi organet qe kontrollon Rama.
Vendimi i zbardhur sot i Gjykates Kushtetuese (paragrafi 45) e konfirmon: organet e qeverise jane VETEM ndihmese dhe duhet te jene nen kontroll te PLOTE te organeve kushtetuese te vetting-ut dhe se ato nuk mund ta fillojne punen pa u ngritur komisionet e vettingut ku sipas paragrafit te famshem 88 te Komisionit te Venecias, gjysma e komisioneve zgjidhet nga opozita (e kujtoni ate vijen e kuqe qe PD, Nuland dhe Hahn ia fshine me gome?).
Tani, le te kenaqet Rama me vendimin qe na rrezoka PD, se me kete vendim te paprecedent, Gjykata Kushtetuese ia ka zhbere ligjin e 30 gushtit 2016 dhe ia ka rishkruar siç detyron Kushtetuta e 22 korrikut! Po nuk e kuptoi, dhe nuk i ve faj se nuk eshte pune lapsash me ngjyre, ia shpjegon ndonje profesionist qe e kupton mire kete vendim. (K.P/Shuplaka)