11:31 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bylykbashi rendit shkeljet e Kushtetutës: T’mort vitingu ishalla

07:48 | 07/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bylykbashi-Ramës: Me ligjin e Vettingut, theve Kushtetutën!

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka komentuar përmes një statusi të gjatë gjithçka që ndodhi në seancën e jashtëzakonshme plenare të së hënës duke renditur të gjitha shkeljet e Kushtetutës, sipas tij.

Ish-bashkëkryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi shprehet se procesi i Vettingu-t është duke dështuar për shkak të shkeljeve. Ai gjykon gjerësisht punën e ONM-së dhe shprehet se nëse vazhdohet kështu duke “ia bombarduar kokën shqiptarëve me këtë Vettingun që votuan me votën e Prengës dhe të inkriminuarve të tjerë saqë pas ca kohësh, nuk është çudi që do të dëgjojmë plakat të mallkojnë.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

Letra e Calavera, dallaverja e Rames dhe kronika e nje rremuje te paralajmeruar!

Vettingu ngeci Vete, u ngaterrua me kembet e veta, pa asnje ndikim te Çadres se Opozites dhe as çadrat e veting-ut nuk i bene derman. Sot Parlamenti pranoi qe tentativa e pare e vetting-ut te Rames deshtoi. Kushtetuta kerkon te zgjidhen kandidatet por me 21 kandidate per 27 poste nuk eshte zgjedhje por emerim. Madje mbeteshin 6 vende bosh.

Na doli nje leter e znj Calavera qe vendosi caqe te reja ne doktrinen kushtetuese. Sipas saj, 21 kandidatet mjaftonin sepse procesi mund te behej me dy faza. Se dyti, kishte identifikuar 79 kandidate qe Avokati i Popullit i kishte skualifikuar me te drejte se nuk kishin dokumentacionin por ia vlenin gjithesesi te rikonsideroheshin nga Parlamenti. Me gjithe respektin por ne cilen kushtetute i gjeten keto çudira qe vetem me kushtetuten shqiptare nuk puthen?!

Nje shpjegim kisha per ONM: mekanizmi i perzgjedhjes nga komisionet ad hoc, hartimi i nje liste te vetme dhe votimi apo rrezimi i saj me votim ne bllok, jo me kandidatura te veçanta, eshte mekanizem garantist qe synon te garantoje parimin e paragrafit te famshem 88 te Komisionit te Venecias. Nuk i ve faj se nuk kane qene aty gjate negociimit.

ONM nuk eshte ORMN (Oficina e Riparimit te Mjeteve te Ndertimit) e kohes se socializmit, ndaj nuk mund te riparoje ate qe nuk e thote kushtetuta. Se pari, 21 kandidatet nuk mjaftojne. Per 27 poste duhet se paku dyfishi i kandidateve. Kaq mjafton qe ONM ta quante procesin te deshtuar. Se dyti, as znj. Callavera dhe as Kuvendi nuk kane te drejte te sajojne dy faza, kur Kushtetuta e thote qarte qe lista e 27 kandidateve votohet nje e vetme ne bllok. Pra nuk kane te drejte te sajojne me nje shkrese, sado supra-sovranitet te kete vula, nje dispozite kushtetuese qe nuk egziston. Se treti, znj. Calavera apo Kuvendi nuk mund te rivendosin ne afat kandidatet qe nuk i sollen dokumentet e kerkuara nga ligji. Te gjitha keto sugjerime bien ndesh me Kushtetuten dhe ligjin.

Po dallaverja e Rames nuk ndalon. Jo vetem qe donte te mbaronte pune me 21 kandidatet siç e keshillonte letra e Calaveres, por deshi te emeronte edhe opoziten. PDIU do bente opoziten!!!

Por kjo çoraphane nuk mbaron. Kuvendi sot, me nje vendim, ia ridergon kandidaturat Avokatit te Popullit i cili duhet te hape proces te ri kandidimi qe ka afat 7 dite.

Se pari, kur procesi deshton, Kushtetuta kerkon qe te rinise nga fillimi dhe organi kushtetues kompetent eshte Presidenti i Republikes, dhe vetem kur ai nuk e permbush brenda afatit, procesi kalon tek Avokati i Popullit. Dhe kjo eshte shkelja e pare kushtetuese.

Se dyti, ne cilin nen te Kushtetutes apo te ligjit e gjeten afatin 7 ditor dhe proceduren qe do kryhet? Nuk ka asnje afat te tille. Parlamenti duhej te miratonte nje amendament ne ligjin e vetting-ut se paku, ku ose te vendoseshin afate te reja, ose te referoheshin afatet e normale per kete faze te jashtezakonshme. Me vendosjen e ketij afati, Kuvendi ka shkelur Kushtetuten sepse duheshin 84 vota per ndryshim ne ligj.

Se treti, Kuvendi po vendos kandidatet ne kushte pabarazie. Disa kandidate qe konkuruan me pare e tani mund te plotesojne dosjen kane patur 15 dite plus 7 dite me afatin e ri, pra 21 dite, ndersa te tjeret qe kandidojne rishtazi do te kene vetem 7 dite. S’ka asnje çudi qe keta do skualifikohen se ustallaret e kane ndare mendjen.

Ua patem thene qe ne fillim: po e beni lemsh sistemin e drejtesise e do t’ju deshtoje! Ua tha edhe Komisioni i Venecias, po pse donin te dinin keta?! Vettingu apo vitingu siç i thone ne dialekt. Aq shume ia kane bombarduar koken shqiptareve me kete Vetting-un qe votuan me voten e Prenges dhe te inkriminuarve te tjere saqe pas ca kohesh, nuk eshte çudi qe do te degjojme plakat te mallkojne:

T’mort vitingu, ishalla!

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: oerd bylykbashiONMshkeljeVettingu
Pas

Shtyrja e Vettingut, mundësi për opozitën apo mungesë e dokumentacionit për kandidatët e komisioneve?

Para

‘’Ju kam stresu pak, por lali Eri s’doli aq keq në fund’’, urimi i Veliajt për zyshat e tij

Para
‘’Ju kam stresu pak, por lali Eri s’doli aq keq në fund’’, urimi i Veliajt për zyshat e tij

‘’Ju kam stresu pak, por lali Eri s'doli aq keq në fund’’, urimi i Veliajt për zyshat e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.