Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale kundër bashkisë së Durrësit, lidhur me vdekjen e një endacaku nga i ftohti.
Bylykbashi shkruan se kjo bashki ka bllokuar një link që deputeti e kishte shpërndarë në rrjetet sociale. Linku të çonte në një shkrim që lidhej me këtë ngjarje të rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës, dhe që dëshmon neglishencën e këtij organi vendor.
“Meqe buburrecat e qeverise ne Durres bllokuan linkun e pare, po ripostoj edhe nje here postimin qe denoncon neglizhencen vrastare te bashkise Durres”, shkruan Bylykbashi.
Më pas ai shton se Vangjush Dako shpenzon 6 milion USD per t’i bere hije Torrës Veneciane, në vend që ti përdorë ato për komunitetin.
Postimi i plotë:
“Meqe buburrecat e qeverise ne Durres bllokuan linkun e pare, po ripostoj edhe nje here postimin qe denoncon neglizhencen vrastare te bashkise Durres:
Nje i pastrehe humbi jeten nga i ftohti ne Durres. Keqardhje per nje jete qe u mbyll ne skamje! Dako shpenzon 6 milion USD per t’i bere hije Torres Veneciane me tenden e betonit qe e quan vele, ne vend qe t’i shpenzoje per hallet e komunitetit. I eshte mbushur mendja se durrsaket nuk reagojne me edhe sikur te tallet me secilin vec e vec. Turp per arrogancen e qeverisjes!” (D.D/Shuplaka)