Ka dështuar mbledhja e Byrosë së Kuvendit. Ditën e sotme do të trajtohej në mbledhje përjashtimi nga seancat plenare të parlamentit të dy deputetëve të Rithemelimit, Elda Hoti dhe Albana Vokshi pasi në seancën e fundit plenare bllokuan foltoren e parlamentit.
Vokshi dhe Hoti ankimuan vendimin që u dha ndaj tyre me përjashtim për 10 ditë.
Por mbledhja e sotme nuk u krye pasi kryetarja e Byrosë tha se nuk është i pranishëm kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e seancës për shqyrtimin e ankimimit të dy deputetëve.
Nga ana tjetër, në sallë ishin të pranishëm edhe deputetë të tjerë të Rithemelimit të cilët debatuan me Ermonela Felajn. Në fund ajo u çua nga karrigia dhe u largua nga salla.