Vetëm 8 km nga qyteti i Elbasanit ndodhet pika turistike më e afërt ajo e Byshekut. Janë të shumtë ata qytetarë të cilët për tiu arratisur të nxehtit që ka kapluar vendin prej disa ditësh zgjedhin ta frekuentojnë”.
Elbasani vijon të jetë nën ndikimin e temperaturave përvëluese ku e marta sipas sinoptikanëve ishte një ditë rekordesh. Qytetarët kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për tiu larguar valës ekstreme.
Zgjedhjet jane të ndryshme, bregdet, pishina,mal , sikundër ka dhe të tjerë që orët e pikut zgjedhin ti kalojnë në pikën turistike të Byshekut. Vetëm 8 km nga qyteti ky destinacion mirëpret turistë e vendas nën hijen e rrapave shekullorë dhe ujit të freskët.
Ndonëse shumë pranë zonës urbane në Byshek temperaturat janë disa gradë më të ulëta. Ata që e frekuentojnë thonë se e zgjedhin për ajrin dhe ujin e freskët.
Bysheku vijon të jetë i njëjtë me atë të periudhes së monizmit. Asnjë ndryshim dhe investim në zonë. Madje shkurret dhe papastërtitë kanë ndotur hapësirën e gjelbër dhe burimin ujoj. Të keqardhur shprehen për këtë fakt besnikët e Byshekut.
Ndonëse pjesë e hartës së 100 fshatrave turistikë Bysheku i Elbasanit nuk ka njohur asnjë transformim. Ata që e frekuentojnë e zgjedhin për resurset që i ka dhuruar përëndia.