09:17 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ca budallaqe në kërkim të burrit fotografojnë surratin, të sjellin zorrët në fyt”

09:59 | 08/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Votoi skllavi

“Fal Internetit janë shtuar frikshëm ca budallaqe në kërkim të burrit që fotografojnë surratin e vet nga dhjetra kënde, shkruajnë vargje për të vjellë, sajojnë maksima me t’i sjell zorrët në fyt, nxjerrin piktura me sorkadhe të pëlotura, përrua që rrjedh, liqen, pulëbardha, lejlekë, hënë e zbehtë në horizont.” Kështu është shprehur së fundmi Edison Ypi në lidhje  impatik që ka interneti në shoqërinë shqiptare. Ai shton më tej internetin shqiptarët nuk  e pranojnë si zgjerim, por si ngushtim, si hall, si siklet, si burg.

“Fal Internetit, shitësi i bulmetit, kasapi, marangozi, katundarja që sjell qumështin, dhe cilido llapaqen kafeneje, është pakrahasimisht më i rëndësishëm se të gjithë shqiptarët e shkolluar që janë lodhur me vite nëpër universitete dhe akademira.
Fal Internetit shqiptarët Lirinë nuk e pranojnë si zgjerim, por si ngushtim, si hall, si siklet, si burg.
Fal Internetit shqiptarët nuk po e kuptojnë se po të shpërdorohet, Liria edhe zhduket.”, përfundon Edison Ypi. 

REAGIM:

Fal Internetit

Fal Internetit, “Shqiptari i Vitit” është Kaçarrum Kaçamaku nga Takapi Komuna e Sumës, ndërsa “Shqiptari i Shekullit” është dhe në jetë të jetëve do mbetet ai që e meriton, Loqemadh Katunari nga Tarrasi, Komuna e Stërlëngut, Prefektura e Hiçit.
Fal Internetit, ajo që do duhej të ishte shtylla e shoqërisë, mikroborgjezia jonë, më së fundi ekziston, por është më e fëlliqura në fytyrë të dheut; Ca parazitë e ca hajdutë, ca bajga që hiqen për aristokratë e ca pëgërje që mbahen për elitë.
Fal internetit, shqiptar i shquar mund të jetë çdo hajdut që ngre një flamur dhe çdo budalla që bën hatanë me 1 rrjesht e gjysëm në fejsbuk.
Fal Internetit, çdo halabak është më i rëndësishëm dhe më i lavdishëm se një krahinë e tërë që nuk prodhon lajme me vrasje por vetëm grurë, misër, mish, qumësht.
Fal Internetit janë shtuar frikshëm ca budallaqe në kërkim të burrit që fotografojnë surratin e vet nga dhjetra kënde, shkruajnë vargje për të vjellë, sajojnë maksima me t’i sjell zorrët në fyt, nxjerrin piktura me sorkadhe të pëlotura, përrua që rrjedh, liqen, pulëbardha, lejlekë, hënë e zbehtë në horizont.
Fal Internetit, shitësi i bulmetit, kasapi, marangozi, katundarja që sjell qumështin, dhe cilido llapaqen kafeneje, është pakrahasimisht më i rëndësishëm se të gjithë shqiptarët e shkolluar që janë lodhur me vite nëpër universitete dhe akademira.
Fal Internetit shqiptarët Lirinë nuk e pranojnë si zgjerim, por si ngushtim, si hall, si siklet, si burg.
Fal Internetit shqiptarët nuk po e kuptojnë se po të shpërdorohet, Liria edhe zhduket. (J.V/Faxweb)

Etiketa: Ca budallaqene kerkimtë burrit
Pas

Babagjyshi Rama i dhuron Leos një makinë, komentuesit: Ka fëmijë që nuk kanë shkolla

Para

Jona Spahiu na tregon fytyrën e të dashurit biznesmen (FOTO)

Para
Jona Spahiu na tregon fytyrën e të dashurit biznesmen (FOTO)

Jona Spahiu na tregon fytyrën e të dashurit biznesmen (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.