Zbardhet detajet për ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së kaluar kur tre treanvestitë rrahën një vajzë të re për shkak se ajo po i shikonte.
Ngjarja ka ndodhur sot paradite në bulevardin “Zogu i Parë”, rreth orës 00:30 pak pas mesnatës.
Sipas raportimeve, tre djemtë tranvestitë me iniciale A.M, S.Z dhe K.Sh, të moshës 23, 33 e 24-vjeçare kanë qenë duke ecur në rrugë, por kur kanë parë vajzën e cila po I vështronte, janë nxehur e I janë drejtuar me fjalët “Ça ke që shef”. Më pas e kanë goditur atë me grusht.
Gjatë dëshmisë së saj në polici, 26-vjeçarja shprehet:“Po i shihja se nuk kam parë ndonjëherë ballë për ballë transvestite”.
Megjithatë, sipas tre të akuzuarve vajza e re i ka komentuar ata në rrugë për keq. Çështja është akoma në process dhe tre të rinjtë pritet të përballen sëshpejti përpara trupit gjykues. (D.D/Shuplaka)