Nga Klodian Tomorri
Shqipëria shënoi sot viktimën e tretë nga i ftohti. Por ndryshe nga dy viktimat e para, që ishin endacakë të pastrehë, viktima e tretë ishte një njeri në vendin e punës. Ky humbi jetën sepse nuk kishte ngrohje në punë.
Shqipëria ka një ligj të posaçëm për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Neni 2 i tij thotë:
“Ky ligj ka për qëllim të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit, të punëmarrësve nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eliminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe burimeve të aksidentit etj etj”
Këto dispozita zbatohen në të gjithë sektorët e veprimtarisë si private ashtu dhe publike.
Ne kemi një Inspektoriat Pune. Mbi këtë kemi një Ministri Pune. Pas këtyre kemi dhjetra agjenci të tjera shtetërore qendrore apo lokale, të cilat paguhen me para publike për të garantuar dinjitetin dhe kushtet minimale të sigurisë në punë.
Por asnjë nga këto nuk ja garantoi jetën puntorit të pafat që humbi jetën sot. Si ai ka me mijëra të tjerë në të gjithë Shqipërinë, të cilët kushtet e rënduara ekonomike i shtyjnë të pranojnë edhe punë nga më të vështirat.
Prandaj kemi shtet. Që t’i mbrojë të gjithë këta. Prandaj paguajmë me para publike, një tufë institucionesh dhe agjencish burokratike.
Tani meqë këtu njerëzit po vdesin në punë, njësoj si skllevërit në minierat mesjetare të kolonizatorëve lind pyetja. Ça pune bëjnë Inspektoriati dhe Ministria e Punës? Përveçse shpenzojnë para publike?
Discussion about this post