Nisma për peticionin qytetar të Vettingut nga shoqëria civile është shtrirë pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë.
Pasi ditën e djeshme pamë që në mbështetje të kësaj nisme të dilnin edhe përfqaësues të qeverisë ka shumë dyshime mbi natyrën vërtet civile të saj.
Ndërkohë që nga pamjet që na vijnë nga Korça duket se dhe atje ky process është marrë seriozisht nga qytetarët. Në dy ditë raportohen të jenë mbledhur gati 1000 firma nga qytetarët.
Ndërkohë që mësohet se çadrat do të vijojnë të jenë të hapura deri në fund të javës.