Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i cilëson si një teatër shëtitës çadrat e Vettingut, të ngritura nga socialistët për të mbledhur firmat e qytetarëve për të shpëtuar reformën në Drejtësi.
Nëpërmjet një ironie therëse, Boçi tregon se çfarë u bë sot në qytetin e Elbasanit, ku sipas tij deputeti socialist Taulant Balla po mblidhte firmat e qytetarëve. Sipas Boçit nuk kanë munguar as firmat e fëmijëve.
“Çadrat e Vetingut u bën si teatër shëtitës ku komedia me regji të Ramës vazhdon…
Në Elbasan sot Balla rreshtoi socialistët e punësuar të firmosin “me dëshirë” e “buzagaz” fletërrufenë e hartuar! Nuk munguan dhe firmat e kalamajve.
Pati dhe entusiazëm madje, nën thirrjet: Të rrojë Partia! Lavdi Vetingut!
Në fund kur i pyetën: – A keni parë Veting më përpara?
Ato u përgjigjën: – Ehuuu! Kemi parë e kemi ngrënë!!
E ngatërruan pak Vetingun me Vaporrin!!! Shfaqja dhe tallja e Ramës me njerëzit vazhdon…
…Deri në momentin kur ky “të hajë” “Vetingun” e shqiptarëve!!!!”, reagon Boçi. (D.D/Shuplaka)