Çadrës së opozitës në ditën e saj të 61 i është bashkuar edhe Partia Demokristiane. Në çadër në krah të Bashës është prezent edhe kreu i PDK-së Nard Ndoka.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se për kërkesën ndaj KQZ-së që LSI dhe PS kanë dërguar ditën e sotme për shtyrjen e afateve të rregjistrimit të koalicionit në zgjedhje Basha u shpreh se Rama dhe Meta nuk njohin ligj. më tej ai theksoi se opozita nuk zgjat kokën në hanxharin e zgjedhjeve dhe nuk do të marr pjesë në ato të 18 qershorit.
“Së dyti ligji është ligj përveçse për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Kodi zgjedhot thotë se Edi Rama dhe Ilir Meta duhet të rregjitrohen sot. Kodi zgjedhor thotë se sonte në mesnatë duhet të regjistrohen koalicionet. Këta e kanë futur vendin në një spirale krize politike se menduan se shqiptarët si dele dhe opozita si opozitë fasadë do zgjaste kokën të pritej me hanxharë, sic po ndodh sot në Kavajë, ikën një kriminel, një përdhunues, i dënuar në Itali dhe kandidon mëkëmbësin e kriminelit dhe në funksion të mëkëmbësit të kriminelit mëshojnë mesazhet nga Kavaja, presion shkollave, mësuesve se mëkëmbësi i kriminelit duhet të fitojë me cdo kusht, edhe pse ska rival përballë.”, u shpreh Basha. (J.V/Shuplaka)