Që në orët e para të ditës së premte Teritori i Bashkisë Lezhë është nën pushtetun e uijt. Si pasojë e fryrjes së lumit Drin deri në kuotat maksimale ka bërë që të përmbyten banesat që gjenden afër lumit, sidomis blloku i “Drinit” në lagjen “Besëlidhja”. Jan përmbytur bodrumet e pallateve, nga ku kan shkaktuar dëme materiale. Qytetarêt jan detyruar që të marrin privatisht automjete pompimi për nxjerrjen e ujit nga bodrumet.
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme në qytetin e Lezhës. Intensiteti i lartë i reshjeve të së enhtes dhe premtes ka sjellë probleme në bllokun e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja’. Vërshimi i ujit thuajse ka përmbytur totalisht këtë zonë duke bllokuar hyrjet e pallateve e sjell probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Ndërkohë çatia e një pallati 3 katesh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës është dëmtuar nga moti i keq. Objekti i ndërtuar para viteve 80 ka patur demtime që nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe situata e motit e ka përkeëesuar edhe më shume situaten. Uji i shiut ka deportuar brenda apartamenteve në të gjitha katet dhe në bizneset që ndodhen në katin e parë.
Situata në ditën e sotme duket më e stabilizuar pasi si pasojë e uljeve tè temperaturave dhe ndërprerjes së intesitetit të reshjeve, niveli i ujit në lumin Drin ka nisur të bjerë. Tani në qytet janë larguar ujrat, po ashtu edhe nga tregu i Lezhës.
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme në Kallmet, ku kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore. Jan përmbytur totalisht Fusha e Zadrimës që ka në përbërje 3 njësi Administrative Dajç, Blinisht dhe Balldre. Nën ujë jan edhe tokat e njësisë administrative Zejmen, Shënkollë e Kolsh dhe të Ishull-Shëngjinit dhe të Ishull-Lezhës.
Fryrja e Drinit ka përmbytur tregun e qytetit Lezhë ku një pjesë e tija ka qenë përmbytur totalisht. Ka qenë përmbytur stadiumi i Lezhës dhe aneksi i tij. Problem ka patur me furnizimin me energji elektrike, ku disa njësi administrative kan qenë pa energji, si ajo e Dajçit e Blinishtit, Kallmetit, Balldrenit, Ungrejt dhe një pjesë e Zejmenit. Tani situata energjitike është stabilizuar.
Fusha e Zadrimës tashmë është nën pushtetin e ujit. Përmbytje ka edhe në Shënkollë, Rrilë, Torovicë etj. Nga ana tjetër në lagjen ‘Varosh’ të qytetit të Lezhës ka pasur rrëshqitje dheu që ka rrezikuar disa banesa. Deri tani jan evakuar 3 familje në njèsinë Administrative Dajç.
Pavarèsisht se niveli i Drinit ka nisur të ulet pak, me qindra hektarë tokë bujqësore e mbjellë me grurë është e përmbytur, çka përbën rrezik nëse zgjat kjo situatë. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se janë përmbytur dy ura, ajo që lidh fshatin Kallmet me aksin Lezhë-Shkodër dhe ajo që lidh fshatrat e njësisë Dajç.
Dëme në strukturë ka pësuar edhe‘’Ura e Gjadrit’’. Në Lezhë është dislokuar një kontigjent i ushtrisë me disa automjete që jan në gadishmëri.
Situata në teritorin e Bshkisë Mirditë paraqitet problematike, kryesisht me rrëshqitjet e dherave në akset rrugore kombëtare dhe rurale. Probleme me rrëshqitjen e dherave ka në aksin rrugorë Rrëshen-Kurbnesh në fshatin Tarazh afër qytetit Rrëshen. Rrëshqitje dherash ka edhe në rrugën e kombit në fshatin Klos të njësisë Administrative Fanë. Nga rrëshqitja e tokës rrezikohen disa banesa, ku është kërkuar largimi i banorve nga ato. Firma e mirmbajtjes së rrugës Kombit është në teren dhe po punohet për eleminimin e rrezikut.
Nga vërshimet e lumit Fan i Vogël jan rrezikuar disa banesa në fshatin Pshqesh të njësisë Administrative Orosh. Një familje është evakuar pasi banesa i është përmbytur totalisht. Ka patur probleme me furnizimin e energji elektrike në njësitë administrative Kaçinarë dhe Rubik.
Nga hapja e dyerve të hidrocentralit të Qaf-Mollës lumi Fan është fryrë në kuotat maksimale dhe nga çasti në çast rrezikon fshatrat anës tij dhe Lagjen e Re në qytetin e Rubikut. Deri tani nuk ka patur dëme në njerëz dhe blegtori.