Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, në një deklaratë të bërë për mediat është shprehur sot se ka nevojë urgjente për reformimin e shërbimit diplomatik të vendit.
Cakaj njoftoi se nga lëvizjet masive pritet që të preken më shumë se 20 punonjës, emrat e të cilëve nuk i bëri të ditur.
Në fjalën e tij, Cakaj indirekt sulmoi dhe ish-ministrin Ditmir Bushati duke thënë se shërbimi diplomatik ishte kthyer në një strehë për nepotizmin.
“Në këto 77 ditë unë kam mbledhur një grup pune për të analizuar trrupin diplomatik, dhe kam vendosur që të shkëpus marrëdhëniet me një grup punonjësish.
Një pjesë e punonjësve do të transferohen, për të punuar në vende pune që iu përshtaten, dhe të pandikuar nga e shkuara. Janë më shumë se 20 punonjës që preken nga kjo levizje.
Ajo që ne duam të ndërtojmë nuk përkon me nepotizmin, dhe aq më pak me klientelizmin. Shqipëria nuk është e miqve, e klaneve dhe as e krushqinjve, vendi meriton që të përfaqësohet nga njerëz me kapacitet të plotë moral dhe professional. Kjo nuk nis nga hiçi”, u shpreh Cakaj.
Më herët ka pasur raportime se është pezulluar konsulli shqiptar në Stamboll, si dhe është paralajmëruar për pushim nga puna ambasadorja shqiptare Hobdari.
(E.K/FAXWEB.AL)