07:09 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çako mbledh drejtorët e Policisë në rrethe, u shpall ”luftë” të fortëve

10:29 | 01/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çako mbledh drejtorët e Policisë në rrethe, u shpall ”luftë” të fortëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka mbledhur drejtorët e Policisë në rrethe.

Kjo pasi pas kërkesës së kryeministrit Rama bërë publike pak ditë më parë do të nisë evidentimi, kontrolli dhe ndëshkimi i të gjithë personave me precedentë kriminalë, me makina të blinduara e luksoze, që bëjnë rolin e të fortit në komunitet.

Po ashtu sipas Çakos do të ketë një fokus të veçantë lufta ndaj dhunës në familje. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Evidentim, kontroll dhe ndëshkim i të gjithë personave me precedentë kriminalë, me makina të blinduara e luksoze, që bëjnë rolin e të fortit në komunitet.

Disiplina në punë dhe integriteti i punonjësit të Policisë së Shtetit, shumë të rëndësishme për besimin në komunitet.

Takim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako me Drejtorët Qendrorë dhe Vendorë të Policisë dhe me Drejtorët Rajonalë të Kufirit dhe Migracionit.

Mbrëmjen e djeshme Çako ka zhvilluar një takim pune me drejtorët qendrorë dhe vendorë, për t’u përcjellë detyrat e lëna nga Kryeministri, gjatë takimit të zhvilluar me Task – Forcën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit e të trafikimit të lëndëve narkotike.

Çako ka vlerësuar gjithë strukturat e policisë në qendër e në qarqe, për punën e jashtëzakonshme të bërë deri tani, për përmbushjen e plotë të prioritetit kombëtar, dhe u kërkoi atyre që kjo punë të mos ndërpritet, por të vijohet me të njëtin intensitet dhe përkushtim, pavarësisht se tashmë ka edhe prioritete të tjera po kaq të rëndësishme sa ky që po përmbushet me sukses.
ÇAKO:

Detyra kryesore që ka Policia në këtë fazë është:

  • Hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
  • Sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijuar, si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si pasuri të paluajtshme ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime të ndryshme në shoqëri biznesi, etj.

Për të realizuar këtë detyrë, është e domosdoshme që:

Pranë çdo drejtorie Vendore të ngrihet dhe të funksionojë një Task – Forcë për të drejtuar operacionin për sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimatria kriminale. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe burimet legale, duke shkëmbyer informacion me doganat, QKR, Hipotekat, Aluiznin, si dhe duke marrë edhe informacione në rrugë inteligjente, kjo duke bashkëpunuar ngushtësisht me SHISH, dhe me partnerët për informacionet që ata disponojnë për individë a grupe kriminale që mund të ushtrojnë aktivitetin kriminal edhe në vendet e tyre. Njëkohësisht të bashkëpunohet ngushtësisht me Prokurorinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave.

Së dyti: Në çdo qark të evidentohen, kontrollohen dhe të goditen të gjithë personat me precedentë kriminalë, elementët shqetësues të rendit dhe sigurisë publike, të cilët me veprimet e tyre cënojnë rendin publik, duke krijuar një impakt negativ në qarkullimin rrugor, mjediset publike, në shkolla e universitete.

  • Të evidentohen dhe të ndëshkohen elementët të cilët ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek zyrtarët dhe nëpunësit publikë.
  • Kërkimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, të cilët i shmangen Policisë dhe drejtësisë.

Së treti: Dhuna në Familje, një vepër penale që tashmë po trajtohet me seriozitet nga ana e Policisë, por ju kërkoj që të rrisni akoma më shumë vëmëndjen në këtë drejtim, duke evidentuar çdo konflikt, çdo ringjallje të konflikteve të mëparshme, duke mbajtur nën vëzhgim personat që kanë tendencë kriminale në këtë drejtim. Pavarësisht punës dhe ngarkesës së jashtëzakonshme që kemi, ky është një tjetër prioritet që duhet të kontribuojmë akoma më shumë, jo vetëm në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit, por edhe në drejtim të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë.

Së katërti: Goditja e fenomenit të paligjshmërisë, si në ndërtimet pa leje, prerjen e paligjshme të pyjeve, shkatërrimin e pyjeve me zjarr, si dhe të vjedhjes së energjisë elektike.

Së fundi , por jo nga rëndësia, kam tre çështje që kërkojnë angazhimin maksimal tuajin për t’i realizuar:

Displina në punë
Integriteti i punonjësve të policisë
Identifikimi dhe goditja e të inkriminuarve brenda radhëve tona.

Që të treja këto janë kusht thelbësor për të fituar besimin dhe bashkëpunimin me komunitetin.

Është një barrikadë në mes, në njërën anë Policia në anën tjetër krimi. Secili nga ne duhet ta ketë të qartë cilin krah do mbajë, ose me Policinë ose me krimin. Me të dy krahët nuk do mundë dot më askush të vazhdojë më tej.

Në bashkëpunim me SH.Ç.B.A-në, SHISH-in, Prokurorinë, me agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe me ndihmën e vyer të partnerëve, edhe në Policinë e Shtetit do të ketë dhe do të ndodhë me patjetër “Vettingu”.

Ndaj secili prej jush të bëjë analizat e duhura, të identifikojë dhe ndëshkojë cilindo punonjës policie që nuk është në anën e ligjit, por bashkëpunon e ndihmon trafikantët .

(E.K/SHUPLAKA)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako mbledh drejtorët e Policisë në rrethe

 

Etiketa: drejtori i policisehaki cako
Pas

Cilët janë VIP-at që i bashkohen konkursit të vallëzimit “Dance With Me”

Para

Veliaj uron për Kurban Bajram: Jo vetëm festë për mish, më shumë dashuri

Para
Veliaj uron për Kurban Bajram: Jo vetëm festë për mish, më shumë dashuri

Veliaj uron për Kurban Bajram: Jo vetëm festë për mish, më shumë dashuri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.