Nën drejtimin e kryeministrit Rama është mbledhur sërish sot Zyra Operacionale e Situatës për raportim të Task Forcës.
Në fjalën e tij në mbledhje drejtori i Policisë së Shtetit tha se qëllimi është që të ketë monitorim dhe në skajet më të largëta të vendit.
Po ashtu Cako theksoi se një tjetër detyrë shumë e rëndësishme është dhe goditja e grupeve të strukturuara kriminale.
Çako shtoi se policia në momentin që flasim është në një situatë pothuajse të plotë kontrolli.
“Objektivat kryesore të policisë së shtetit, si rezultat i punës së bërë, monitorimit deri në skajin më fundor gjeografik nga toka e ajri, jemi në një situatë plotë kontrolli. Të gjitha strukturat e shtetit vijojnë kontrollin në vendet ku mund të mbillen fidanë kanabisi, janë kryer 3700 kontrolle.
Evidentimi dhe goditja e grupeve kriminale që synojnë të trafikojnë lëndën narkotike. Janë angazhuar të gjitha forcat e policisë në kuadër të kësaj pune, qoftë për të dëmtuar asetet që janë krijuar nga shitja e trafikimi i lëndë narkotike. Po hetohen 5 grupe të strukturuara kriminale, janë evidentuar pasuritë e asetet kudo që i kanë, shtëpi, truall, automjete, biznese.
Policia e Shtetit është e vendosur për ta finalizuar me sukses këtë betejë si dhe të çojë përpara gjykimit ata zyrtarë që nuk kryejnë dertyrën si duhet,” tha Çako.
(E.K/SHUPLAKA)