08:42 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çako shkarkon nga detyra kreun e Policisë Shkencore, Dritan Zoton, mister arsyeja

07:43 | 01/05/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çako shkarkon nga detyra kreun e Policisë Shkencore, Dritan Zoton, mister arsyeja

Ende po vijonë ndryshimet në Policinë e Shtetit përsa i përket emërimeve të reja dhe largimeve të punonjësve.

Sipas “Panorama” me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çakos, është shkarkuar nga detyra drejtori i Laboratorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto.  Duhet të sjellim në vëmednje që vetëm pak ditë më parë  kreu i Policisë së Shtetit zyrtarizoi ndryshimin e thuajse të gjithë drejtuesve të strukturave të policisë në vend, në qendër dhe në qarqe.

Përsa i përket Dritan Zotos, ai  prej disa vitesh ka kryer funksionin e drejtuesit të Laboratorit të Policisë Shkencore, e cila ka për detyrë kryerjen e ekzaminimeve dhe ekspertizave në lidhje me veprat penale që ndodhin në vend, sipas kërkesës së bërë nga Policia Gjyqësore dhe prokuroria.

Mësohet se pas largimit nga drejtimi i Laboratorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto ka këmbyer funksionin e punës me ekspertin Xhevahir Çeloaliaj, që është emëruar drejtues i ri i Institutit të Policisë Shkencore. Deri tani, Çeloaliaj ka mbajtur detyrën e “menaxhimit të pajisjeve laboratorike” në institucionin që tashmë do të drejtojë.

ARSYET E SHKARKIMIT

Në lidhje me ndryshimin e drejtuesit të Policisë Shkencore, nuk ka pasur njoftim nga ana e Policisë së Shtetit. Për rrjedhojë, edhe një motiv zyrtar për këtë shkarkim nuk dihet. Burime jozyrtare kanë thënë se ky ndryshim lidhet me “rokadën” që ka nisur javët e fundit në Policinë e Shtetit me ndryshimin e gjithë kupolës drejtuese.

Ndërkohë, ndryshimi në fjalë vjen në kohën kur Policia Shkencore me kërkesë të prokurorisë ka marrë gjurmët e gishtave të disa politikanëve e deputetëve që po verifikohen në lidhje me ligjin e dekriminalizimit. Po kështu, shkarkimi në fjalë vjen vetëm pak ditë pasi Prokurori i Përgjithshëm akuzoi publikisht Policinë për mungesë transparence në lidhje me asgjësimin e sasive të drogës që kapen rast pas rasti.

Sipas kryeprokurorit, asgjësimi i drogës është bërë pa praninë e prokurorëve në shkelje të kritereve ligjore. Ministri i Brendshëm në një letër publike i kërkoi prokurorisë evidentimin e rasteve konkrete. 

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: dritan zotohaki cako
Pas

Shans për emigrantët në Greqi, kush mundet dhe si e përfiton lejen e qëndrimit

Para

Pentagoni: Koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka vrarë 352 civilë në Siri dhe Irak

Para
Pentagoni: Koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka vrarë 352 civilë në Siri dhe Irak

Pentagoni: Koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka vrarë 352 civilë në Siri dhe Irak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tatimet nisin hetim për 33 milionë euro të padeklaruara nga influencues në rrjetet sociale

Rinumërimi në Tiranë vijon në ditën e 7-të, hapen 771 kuti votimi deri tani

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

28 mijë nxënës nisin sot testimin e Matematikës në Minimaturë

Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbeten

Akuza për spiunazh për Izraelin, Irani kryen tre ekzekutime

Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.