Gjykata administrative ka hedhur shortin për caktimin e emrave të gjyqtarëve që do të shqyrtojnë ankimimet e dy ish-deputetëve në lidhje me mandatin e hequr nga KQZ.
Gjyqtarja e padisë së deputetit Shkëlqim Selami do të jetë Gentiana Mucaj, ndërsa për padinë e deputetit Dashamir Tahiri është caktuar gjyqtari Besart Kaçkini.
Ende nuik dihet një datë e saktë se kur do të bëhet shqyrtimi i padive në gjykatë. Kujtojmë se të dy këta deputetë pas heqjes së mandatit janë zëvendësuar nga emra të rinj në Kuvend. (E.K/SHUPLAKA)