15:23 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Caktohen prokurorët që do hetojnë dosjen ‘184’ në Dibër. Ja emrat

13:58 | 02/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat për vëllain e Xhafajt, Ervin Salianji paraqitet për të dëshmuar tek Krimet e Rënda

Janë zbuluar emrat e dy prokurorëve që do të hetojnë dosjen 184 ku janë akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në 2016.

Rifat Kojku dhe Belina Zeneli janë prokurorët që janë caktuar nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës.

Dosja iu dërgua për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me “bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”

Prokuroria për Krime të Rënda hoqi dorë nga hetimi i dosjes së bujshme 184, ku zyrtarë të lartë socialistë dëgjohen në përgjime në biseda për blerjen e votës, në zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Dibrës në shtator të 2016, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, që u përfshi në një skandal seksual, duke e transferuar atë në Dibër.

Kalimi i dosjes nga Krimet e Rënda te Prokuroria e Dibrës çoi në përplasje mes tyre. Shkak u bë vendimi i Prokurorit të çështjes Klodian Braho për të shpallur “moskompetencën” për procedimin penal të nisur që prej tre vjetësh, pasi më parë ka ndryshuar cilësimin juridik të një prej veprave penale për të cilat është rregjistruar ky procedimi atë të “Grup i strukturuar kriminal”, në “Bashkëpunim të thjeshtë”.

Prokuroria e Dibrës ka kundërshtuar kalimin e dosjes pranë saj, dhe në kushtet e kësaj përplasjeje, ka qenë Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku e cila ka marrë vendimin përfundimtar. Marku dha para disa ditësh një shpjegim të gjatë të situatës së krijuar. Një nga arsyet e kundërshtimin nga Prokuroria e Dibrës ka qenë se “prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik”.

Etiketa: Belina Zenelidosja 184Rifat Kojku
Pas

Vrau të atin me sëpatë, arrestohet 35-vjeçari

Para

Gjendet pas 15 vjetësh kufoma e një burri. U zhduk pasi u martua me shqiptaren

Para
Gjendet pas 15 vjetësh kufoma e një burri. U zhduk pasi u martua me shqiptaren

Gjendet pas 15 vjetësh kufoma e një burri. U zhduk pasi u martua me shqiptaren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzat e Kryemadhit, Blushi qesh me të madhe: Nuk e besoj t’i ketë thënë Monika, faleminderit që më argëtuat

Pasuria 4 mln euro në Itali, reagon babai i Suel Çelës: “E ligjshme, biznes që prej 34 vitesh”

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka mbërritur në landfillin e Elbasanit, ku vazhdon zjarri prej tre ditësh

Turqia dënon ashpër deklaratat izraelite për aneksimin e Bregut Perëndimor

Kryemadhi sulmon Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia!

Trump dhe Zelensky do të diskutojnë pezullimin e ndihmës amerikane të premten, pritet telefonata midis liderëve

Ndërpritet seanca në procesin “Plumbi i Artë”, shkak largimi i avokatit

Berisha: Ceno Klosi hajdut me çizme. Për këtë narko-regjim, mandatet janë letra pa vlerë

Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat

Tedi Blushi në Fax News: Ilir Meta po bën burg politik, SPAK nuk ka asnjë provë ndaj tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.