Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar datën dhe orën për ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe katër biznesmenëve, Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi për ndryshimin e masave të sigurisë.
Mësohet se seanca gjyqësore, do të zhvillohet më datë 11 mars 2025, në orën 10:00.
Kujtojmë se sipas shortit të hedhur, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi“, njofton Apeli i GJKKO.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka caktuar ndaj Veliaj dhe biznesmenëve masa e sigurisë si vijon:
Erion Veliaj- Arrest me burg
Elman Abule- Arrest me burg
Gentian Sula – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
Shkëlqim Fusha – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
Meriman Palushi – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore