10:56 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Caktohet godina për pritjen e emigrantëve, drejtori i ISHSSH-së: Nuk më pyeten, nuk plotësohen kushtet për akomodimin e tyre

15:11 | 08/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emigracioni i lartë dhe rënia e madhe e lindjeve, si po e rrezikon të ardhmen e vendit

Godina e konviktit e shkollës “Pandeli Sotiri” po sistemohet dhe u bë gati për pritjen e emigrantëve nëse do të ketë mbingarkesë.

Këtë vendim e ka marrë Bashkia e Gjirokastrës së bashku me Drejtorinë e Agjensisë së kujdesit dhe mirëqënies sociale  por pa u vendosur në dijeni Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit.

Drejtuesi i këtij të fundit, Edi Sinoimeri ka pohuar ekskluzivisht për Fax News se nuk është në dijeni të kësaj situate dhe në datën 2 Mars ka qenë për inspektim në këtë godinë ku ka kërkuar masa për higjenen sanitare si dhe  analiza uji etj.

Sipas tij, godina në fjalë nuk plotëson kushtet për pritjen e emigrantëve.

Ditën e djeshme 27 emigrantët që ndodheshin prej orësh në Doganën e Kapshticës i janë nënshtruar procedurave përpara se të mbërrinin në një hotel në qytetin e Korçës ku do të karantinohen për 14 ditë.

Atyre ju bëhet një kontroll mjekësor si dhe mbi dokumentacionin ndërsa Policia bëri transportimin e tyre drejt hotelit.

Një gjë e tillë është bërë pas negociatave dhe marrjes përsipër të kostos me 14 ditë hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare.

Një vendim i tillë është marrë po ashtu pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se ata do të lejoheshin të futen në territorin tonë, nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta.

Ndërkohë, ajo çfarë dimë të gjithë është plani i masave që të paktën na ka prezantuar publikisht qeveria dhe që përfshihen edhe qendrat e karantinimit për personat e dyshuar me koronavirus, siç është Kavalishenca në Durrës.

Por qeveria e Ramës i ka rënë lapsit duke ia lënë dikujt tjetri përsipër barrën e kostos që ka trajtimi i shtetasve të saj që prej ditësh enden doganave pasi atdheu iu ka mbyllur portat.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: "Pandeli Sotiri"Edi SinoimeriemigrantetgjirokasterInspektoriati Shtetëror i Shëndetit
Pas

Studiuesit më të mirë mblidhen bashkë: Ja cili vend në Evropë do të ketë më shumtë vdekje (dhe nuk është Italia)

Para

I vendos mbiemrin e saj, Anila Basha reagon për herë të parë pasi u bë nënë

Para
I vendos mbiemrin e saj, Anila Basha reagon për herë të parë pasi u bë nënë

I vendos mbiemrin e saj, Anila Basha reagon për herë të parë pasi u bë nënë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Vendosën eksploziv në lokalin tek rruga e Durrësit, kapet një prej të dyshuarve

Itali/ Kokainë me ‘frena dore’, manovrat e rrezikshme tradhtojnë 22-vjeçarin shqiptar

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Siguronte kanabis me qëllim shitjen në doza, arrestohet 31-vjeçari në Berat

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Arrestohet në Rinas pjesëtari i një grupi kriminal, në kërkim për kontrabandë mallrash me akcizë

PAMJE/ Terror në El Empalme, 17 të vdekur pas sulmit me armë në një bar në Ekuador

Të paktën dy të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Gjermani

I kërkuar nga Interpol Roma, kapet në Shijak 39-vjeçari i dënuar me 7 vite burgim

Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.