22:25 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Caktohet masa e paraburgimit për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

12:35 | 03/12/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pagoi 30 mijë euro që t’i vrisnin gruan, Naim Murseli del nesër para gjykatës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për nga 1 muaj, për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit Naim Murseli për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, G.P për veprën penale Vrasje e rëndë dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve, andaj gjykata ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Naim Murseli, G.P dhe K.K dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Gjykata njofton se “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naim Murseli me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri Naim Murseli e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës”.

“Në atë mënyrë që derisa i pandehuri Naim Murseli ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri Naim Murseli, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./ TELEGRAFI

Pas

U përplasën nga një fuoristradë teksa po ecnin në anë të rrugës, vdes shqiptarja në Itali

Para

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”

Para
Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq

“Përpjekje të paligjshme dhe të turpshme”, SHBA sanksionon raportuesen e OKB-së për Palestinën

Lufta në Gaza, Trump pas takimit me Netanyahun: Mund të kemi një armëpushim këtë javë ose javën tjetër

Gjykata e Seulit urdhëron arrestimin e ish-Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol për pesë akuza penale të rënda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.