Një tjetër skandal ka përfshirë platformën më të madhe të komunikimit online “Facebook”: Cambridge Analytica.
Bëhet fjalë për marrjen e të dhënave për mbi 5 milionë përdoruesë të Facebook, që më pas iu dhanë kompanisë “Cambridge Analytica”, për t’u përdorur në fushatën e Donald Trump.
Kompani pushoi nga puna kreun e firmës Alexander Nix, që përpara mediave kishte folur për këtë skandal.
Nix kishte pranuar se Cambridge Analytica merr të dhëna dhe ka mundësi për të hartuar mesazhe politike në bazë të preferencave të përdoruesve të rrjetit.
5 milionë përdorues të Facebook-ut, janë vlerësuar psikologjikisht, motivuar dhe mobilizuar.
Kompania është distancuar nga deklaratat e Nix, duke thënë se Nix ka bërë shkelje të rënda, dhe se deklaratat e tij nuk janë të bazuara mbi metodat e punës së Cambridge Analytica.
Alexander Nix paraqitet si fajtori kryesor
“Deklaratat e tij nuk përputhen me vlerat apo mënyrën e veprimit të firmës”, ka thënë kompania.
Sipas tyre, Alexandër Kogan, profesor në Universitetin e Cambridge, ka qenë personi që i ka dhënë të dhënat kompanisë.
Cogan i ka marrë të dhënat nga Facebook, për qëllime shkencore dhe më pas ia ka dhënë kompanisë.
Nëpërmjet preferencave dhe informacioneve personale, është e mundur që të krijohet një mesazh i caktuar politik dhe madje të ketë një ndikim tek votuesit.
Kogan ka thënë se ai ia ka dorëzuar të dhënat kompanisë, pasi është siguruar nga firma se aktiviteti është i ligjshëm.
“The Times” ngre akuza ndaj grupit mëmë të kompanisë Cambridge Analytica, “Strategic Communication Laboratories”.
Kjo firmë punëson ekspertë, hakera, programues që punojnë në të gjithë botën për ndikim në zgjedhje apo manipulim të tensioneve politike.
Komisioni i parlamentit britanik për Çështjet Digjitale dhe Median ka ftuar të martën themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg. Ai duhet të flasë deri në mesin e kësaj jave për skandalin në fjalë.
Si u mblodhën të dhënat
Programi për mbledhjen e të dhënave në Facebook “u nis nga Cambridge Analytica nën mbikëqyrjen e Steve Bannon, ish-strateg i Donald Trump”.
Këtë e konfirmon Chris Wylie, njeriu që ka shkaktuar skandalin, duke saktësuar që Bannon, 3 vite përpara detyrës së tij në Shtëpinë e Bardhë, filloi të punojë në një program amicioz: të krijojë profile të hollësishme të miliona votuesve amerikanë.
Bannon kishte për qëllim të provonte efektivitetin e shumë prej atyre mesazheve populiste që më pas ishin në rrënjët e fushatës zgjedhore të Trump.
Numri një i revistës ultrakonservatore Breitbart News, iu bashkua bordit të kompanisë Cambridge Analytica ku ishte nënkryetar nga qershori 2014 deri në gusht 2016, kur u bë një nga drejtuesit e fushatës zgjedhore të Trump.
Ishte ai që ndihmoi në nisjen e kompanisë falë financimit të mbështetësve të tij të pasur, duke filluar me familjen e miliarder Mercer.
Uashington Post raporton se Bannon ka marrë nga Cambridge Analytica në 2016 mbi 125 mijë dollarë si kompensim për konsulencën e tij dhe ka zotëruar një pjesë të kompanisë për një vlerë që shkon deri në 5 milionë dollarë.
(F.G/Faxweb.al)