15:03 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Cana tregon për mediet italiane jetën jashtë fushës, komenton edhe shanset e Strakoshës për të qenë 1-shi në Kombëtare

08:00 | 24/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Cana tregon për mediet italiane jetën jashtë fushës, komenton edhe shanset e Strakoshës për të qenë 1-shi në Kombëtare

Lorik Cana ka folur për mediat italiane rreth ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, duke u ndalur te evolucioni i kombëtares kuqezi. Sipas ish-kapitenit, meritë të madhe ka Xhani De Biazi i cili bindi talentet e reja të vishnin fanellën kuqezi.

Për evolucionin e kombëtares shqiptare

“Shqipëria në vitet e fundit kishte një bum se mbërriti De Biazi i cili përshpejtoi një proces thelbësor. Ai ka bindur shqiptarët më të mirë të luajnë për Shqipërinë. Në fakt, shpesh bashkëkombësit e mi, të rritur jashtë, kanë zgjedhur të luanin për vendin që i priti, si Behrami, Xhemajli, Xhaka apo Januzaj. Me prurjet e reja u bë një hap i shkëlqyer para”.

Për Strakoshën

“Strakoshën e njoh shumë mirë, kam luajtur me të atin në Kombëtare. Thomas erdhi në klub kur ishte 17 vjeç, tregoi vlera dhe është rritur me punë, ka shfrytëzuar mundësinë e mirë që të jepet një herë në jetë. Mund të bëhet numri një dhe të vazhdojë të rritet, pasi njëra gjë nuk përjashton tjetrën. Marketi dhe Berisha në huazim? I takon klubit të vendosë”.

Për jetën larg fushës

“Futbolli më mungon shumë. Pas Europianit vendosa të ndalem, me 99% është një zgjedhje përfundimtare, pasi shëndeti nuk më lejonte më të luaja në nivelet më të larta. Kam pasur probleme në shpinë që në vitin e parë në Romë që më kanë krijuar shpesh probleme edhe në stërvitje”.

Për Igli Taren

“Me Iglin flas rrallë, në dy vitet e fundit e kam takuar vetëm 2 herë, një në kombëtare dhe një herë kur erdha të takoja ish-shokët në Formelo. Shpresoj të bëjë më të mirën për të ngjitur sa më lart Lacion në të ardhmen, por e di që ka sy për talentet, si për shembull Milinkoviç-Saviç”.

Për të ardhmen

“Unë mendoj që në të ardhmen të vazhdoj të qëndroj në botën e sportit, po vazhdoj punën me fondacionin tim në Shqipëri për të ndërtuar struktura sportive në kopshte. Po vazhdoj edhe kursin si trajner dhe drejtues, shumë shpejt do të vendos se çfarë do të bëj”.

 

Etiketa: Lorik Canandeshja me italinesport
Pas

Edi Rama i bashkohet nismës, Albana Osmani: Ju jeni diell

Para

Tragjedi në Libi, dyshohet se janë mbytur rreth 200 refugjatë

Para
Tragjedi në Libi, dyshohet se janë mbytur rreth 200 refugjatë

Tragjedi në Libi, dyshohet se janë mbytur rreth 200 refugjatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, 9 vatra të raportuara, 5 të shuar dhe 4 ende aktive

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

Shpërthimi si “bombë” që tronditi Romën, të paktën 40 të plagosur, evakuohet zona

Vala e të ftohtit “pushton” Amerikën Latine, 15 të vdekur

Finalizohet operacioni “November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim inspektorëve Bashkisë Tiranë dhe IKMT

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.