Ish-tekniku italian Fabio Capello ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Ai analizoi problemet që po kalon skuadra e Milanit, të cilat u dukën qartë këtë të mërkurë kur u mundën nga PSG 3-0.
“Në Paris, Milani nuk hyri pothuajse fare në zonë; vetëm 1 herë u gjendën përpara portierit kundërshtar me Pulisic, i cili më pas nuk bëri zgjedhjen e duhur”, thotë Capello.
Për mungesën e alternativës për Giroud, ish-tekniku i kuqezinjve thotë: “Është një problem. Por më shumë se tek Giroud, Milani është i varur nga krahu i majtë. Ata mbështeten shumë në atë krah dhe në lojën e Theo Hernandez dhe Leao. Tani problemi është se Theo nuk e ndryshon ritmin, ndërsa Leao qëndron në vend, por është unik me aftësinë e tij për të dribluar dhe për të thyer mbrojtjen. Ai duhet të përmirësohet para portës, në saktësinë e gjuajtjes”, përfundon Capello.
Discussion about this post