22:33 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Capello zgjedh fituesin e Botërorit dhe zbulon kombëtaren që luan me 12 lojtarë: Vendin e Messit e Ronaldos do ta zërë…

16:28 | 05/07/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Capello zgjedh fituesin e Botërorit dhe zbulon kombëtaren që luan me 12 lojtarë: Vendin e Messit e Ronaldos do ta zërë…

Fabio Capello, ish-trajner i Rusisë dhe Anglisë, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me Kupën e Botës. “Çfarë ka treguar ky Botëror deri tani? Që stilin tiki-taka dhe zotërimin e topit e kanë kuptuar të gjithë. Tani mbyllen mirë të gjitha skuadrat. Nëse nuk je i shpejtë në ndërtimin e aksioneve pasi rimerr kontrollin e topit, je i vdekur. Mjafton të shikosh Spanjën, një zotërim i madh i topit, por asnjë gjuajtje në portë”.

Në çerekfinale do të luajnë dy skuadra që Capello i njeh shumë mirë: vendasit dhe “Tre Luanët”. “Rusia mund të mbështetet tek entuziazmi i publikut dhe i lojtarëve, ashtu si edhe te gjendja fizike. Janë më mirë se gjithë të tjerët në këtë aspekt, janë ata që vrapojnë më shumë. Trajneri ka në dispozicion një skuadër më të mirë teknikisht, me një mesfushë solide dhe ka Dzyuba, një qendërsulmues shumë i mirë, që ndihmon ekipin të dalë përpara”, ka thënë Capello.

Për sa i takon Anglisë: “Southgate ka kuptuar se nuk mund të luante me një mbrojtje me katër lojtarë, sepse dy qendrorët nuk janë shumë të mirë. Më pas ka shumë cilësi në sulm dhe është shumë e rrezikshme”.

“Dështimi i Messi-t me Argjentinën? Niveli i ndeshjeve të kombëtareve është më i lartë se ai i klubeve. Në kombëtare, Messi nuk ka në dispozicion lojtarët që ka në klub dhe kundërshtarët me të cilët përballet janë më të mirë, në nivel psikologjik dhe fizik. Pa shokë skuadre të nivelit të lartë e ka të vështirë edhe Messi. Por, Argjentina është një ekip i dobët dhe pa të nuk do të kishte arritur deri ku arriti”.

Në lidhje me çerekfinalistet: “Të gjithë trajnerët janë të përgatitur. Më entuziazmon Uruguai, sepse një Tabarez që çalon të jep një motivim të madh, një dëshirë të madhe për të luftuar për të dhe për atë që përfaqëson ai. Më pëlqen Tite, që i ka dhënë soliditet dhe përulësi Brazilit, lojtarët e tij luftojnë dhe vrapojnë të gjithë. Franca luan në kundërsulm dhe mbështetet te shigjetat që ka përpara, më pas me Kante në mesfushë mund të thuhet se luajnë me 12 lojtarë. Belgjika është interesante, shumë talente dhe me një Courtois në portë që bën diferencën. Më pas duhet parë Kroacia, që ka emra të rëndësishëm, por mund të shkrihet rrugës, siç kanë bërë shpesh skuadrat e ish-Jugosllavisë. Gjithsesi, në fund mendoj se do të fitojë Brazili”.

Capello ka zbuluar edhe emrat e fenomenëve të ardhshëm të botës së futbollit: “Fenomeni Ronaldo ka patur më shumë cilësi se kampionët e sotëm, por liderët e ardhshëm të këtij brezi, të vetmit që do të mund të luftojnë për Topin e Artë, do të jenë Mbappe dhe Neymar, do të marrin vendin e Cristiano Ronaldo dhe Messi”./Telesport

 

 

Etiketa: boteroriFaboi Capello
Pas

Rinas/ Tentoi të kalojë kufirin me të dhëna të falsifikuara, bie në pranga 42-vjeçari (Emri)

Para

Ja tre shprehjet më të përdorura kur burri ju tradhton/ Ajo është vetëm një shoqe

Para
Ja tre shprehjet më të përdorura kur burri ju tradhton/ Ajo është vetëm një shoqe

Ja tre shprehjet më të përdorura kur burri ju tradhton/ Ajo është vetëm një shoqe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.