04:44 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Capelo ndërhyri te Duka për të sjellë Panuccin në krye të Kombëtares (PRAPASKENAT DHE TELEFONATA)

10:02 | 18/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Capelo ndërhyri te Duka për të sjellë Panuccin në krye të Kombëtares (PRAPASKENAT DHE TELEFONATA)

Christian Panucci pritet të zyrtarizohet sot në krye të stolit Kuqezi. Ndërkohë që mësohet se një rol shumë të rëndësishëm në këtë kontratë të re ka pasur dhe lengjenda e trajningut italian, Fabio Kapelo.

“Panorama sport” mëson nga burime pranë drejtuesve të FSHF-së se trajneri i shquar italian ka telefonuar pak javë më parë presidentin Armand Duka.

Pasi kishte mësuar se ky i fundit ishte vënë në lëvizje për të gjetur një italian si pasardhës të Xhani De Biazit, menjëherë Kapelo ka ndërhyrë.

71-vjeçari, i cili njihet ndryshe edhe si Don Fabio, ka kërkuar të telefonojë personalisht Dukën, për ta bindur që të zgjidhte Panuçin, të cilin e ka pasur ish-asistent të tij te Kombëtarja e Rusisë në vitet 2012-2014.

“Mësova që po kërkoni trajner, ju sugjeroj Panuçin. Nuk do t’ju zhgënjejë”, – mësohet t’i ketë thënë Kapelo kreut të FSHF-së. Pas një bisede miqësore, Duka ka bërë hap konkret, duke dëgjuar këshillën e Kapelos. Presidenti ka lënë një takim me Panuçin në Romë dhe për afro tre orë ka dëgjuar këtë të fundit për kërkesat që ka në rast se Duka i ofron pankinën kuqezi.

Ish-mbrojtësi i Milanit, Realit, Interit dhe Romës ka qenë në shumë pika dakord me Dukën. Ndërkohë, presidenti i FSHF-së ka qenë shumë i dyzuar, pasi në këtë periudhë i kanë rekomanduar disa emra teknikësh italianë. Madje, kandidati më i fuqishëm fillimisht është parë ish-trajneri i Udinezes dhe Napolit, De Kanio.

Për 59-vjeçarin, që ka drejtuar edhe ekipin anglez, QPR, kanë lobuar fort te Duka njerëz pranë Federatës Italiane të Futbollit. Gjithsesi, në fund, numri një i futbollit shqiptar mes eksperiencës së De Kanios dhe ambicies së një trajneri relativisht të ri si Panuçi, ka zgjedhur këtë të fundit për stolin e Shqipërisë. Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes nga FSHF.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: FABIO KAPELOPANUCI
Pas

“Mos më shkatërroni jetën, martohem në Gusht”, 24-vjeçari nga Vlora s’pranon akuzat për drogën në Kavajë. Përlotet në sallë

Para

Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, arrestohet 64-vjeçari në Shkodër

Para
Zjarr në Shkodër, pa zjarrfikësen në horizont rojet mjedisore po i shuajnë flakët me mjete rrethanore (VIDEO)

Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, arrestohet 64-vjeçari në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.