Është një nga reperët më të njohur shqiptarë. Fjalën e kemi për Capital T që së fundmi i ka bërë një dedikim shumë prekës nënës së tij.
Duhet të theksojmë që ai udhëton shpesh për shkak të koncerteve të tij dhe ndjen shumë mungesën e familjes.
Edhe pas koncerteve të kësaj fundjave, ai është rikthyer në gjirin e nënës. “Të dua nanë. Vendi më i bukur në botë është kur kthehem në krahët e tu”shkruan ai përkrah fotos ku duket i përqafuar me nënën. (J.V/Shuplaka)