Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, Carl Bildt ka reaguar pas lajmit për anulimin e vizitës së kryeministrit Avdullah Hoti në Ëashington.
Bildt ka rishpërndarë postimin e kryeministrit Hoti për anulimin e vizitës në kryeqytetin amerikan, duke shkruar se ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë.
“Ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Bildt.
Bashkimi Eruopian ditët e fundit ka m,bajtur nujë qëndrim kritik për përjashtimin e saj në një farë mënyre nga kjo tryezë, ndërsa dështimi i një takimi mes delegacionit serb dhe atij të Kosovës të drejtuar nga SHBA, me sa duket ka nxjerrë në pah edhe disa nga mosmarrëveshjet që kanë të ‘mëdhenjtë’ me njëri-tjetrin.
Kryeministri Avdullah Hoti ka anuluar vizitën e planifikuar më 27 qershor në Ëashington D.C pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë kundër Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatë Speciale. Shefi i Qeverisë ka njoftuar se ka informuar Emisarin Special, Richard Grenell për anulimin e vizitës.
Discussion about this post