Carlo Ancelotti arriti dy rekorde historike në Ligën e Kampionëve pas fitores së djeshme të Real Madridit në çerekfinale ndaj Chelseat.
Los Blancos, nën drejtimin e trajnerit italian, mundën skuadrën e Thomas Tuchel me rezultat të përgjithshëm 5-4 pas një ndeshje të dytë emocionuese 3-2 në Santiago Bernabeu dje.
Ishte një tjetër natë evropiane e paharrueshme për Ancelottin, i cili është dëshmuar se është specialist i Ligës së Kampionëve.
Ancelotti është trajneri i parë që arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në katër dekada radhazi, duke e bërë këtë në 1999 me Juventusin, në 2003, 2005, 2006 dhe 2007 me Milanin dhe në 2014, 2015 dhe në 2022 me Real Madridin.