Nga Bledian Koka
Sikur Carlo…
“Quando ci vuole, ci vuole”- thonë italianët. Pronari i një televizioni bythëebrekë me Edi Ramën ka marrë flamurin e gazetarit që triumfoi ligjërisht për herë të parë mbi Sali Berishën dhe po na tregon se tani e tutje shqiptarët do të kenë drejtësi. Bukur fort. Pra tani shpëtuam, tani që ka drejtësi për atë, do ketë drejtësi dhe për ne?!… Flamurtari trikolor i kënaqur me drejtësinë kuqezi, nuk mundet ta kalojë kaq kollaj vendimin sapun për djathin e drejtësisë.
Ai thotë se Sali Berisha ka shpifur kur e ka afiluar atë me mafian italiane dhe se e vërteta është e kundërt. Është e vërtetë. Vërtetë nuk ka fakte që ai të jetë i lidhur me Sacra Corona Unitan, por ka fakte nga mëngjesi në darkë që ai është “media” lodër me pagesë në dorën e mafias që qeveris sot Shqipërinë, me në krye Edi Ramën.
Praktikisht Sali Berisha, ose është dënuar për shkak se në akuzën e tij ka ngatërruar njërën mafie me tjetrën, ose është dënuar se s’ka treguar krejt të vërtetën në publik. E para dua të besoj që është e vërtetë. Te dyten e di mirë që Sali Berisha nuk flet kurrë kot.
Sa për biznesmenin që fshihet nën lëkurën e gazetarit sa herë ia do nevoja, kjo minimalisht është e pandershme, maksimalisht është hiporkizi. Biznesmeni që në kohën e lirë bën dhe gazetarin, prej ditës së parë që ka vënë këmbë në këtë tokë, është modeli që ia ka nxirë faqen profesionit tonë, sidomos neve që punojmë dhe në fund të muajit marrin rrogën, ndërsa pagesa për të është tenderi mbi 3 milionë euro për Bunk’Art 1, 2, dhe Qendrën “URA”.
Biznesmeni që bën gazetarin në kohën e lirë ka të drejtë të ketë shtatë kompani me të cilat gllabëron para publike për shkak të miqësisë ndër vite me Edi Ramën dje kryebashkiak, e sot kryeministër. Vetëm se kur krenohet se 1 milionshin që do t’i marri Sali Berishës do t’ia jape një konkursi për gazetarët investigativ dijeni se dhe këto para do t’ia kalojë po një shoqatë që e drejton vetë “FFM GROUP” me të cilin merr miliona përmes projekteve dhe prodhon gazetarë simbas shëmbëlltyrës së tij.
E për këdo që do më kritikojnë se po mbroj një politikan përballë një gazetari, i them thjeshtë se gjithmonë gazetari në fjalë, ka bërë politikën e interesit të tij personal, ndërsa politikani në fjalë ka vite që bën gazetarin e interesit publik…
p.s…ironike kur e mendon.