21:41 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Carlo Bollino mbron “Bunk’Art 2”: S’është e lehtë të rrëfesh tmerret e komunizmit

22:47 | 08/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë
0
Carlo Bollino mbron “Bunk’Art 2”: S’është e lehtë të rrëfesh tmerret e komunizmit

Javë më parë kryeministri Edi Rama inaguroi bunkerin e dytë të ndërtuar nga regjimi komunist pranë Ministrisë së Brendshme, të pagëzuar me emrin “Bunk’Art 2”. Bunkeri-muze që simbolizon diktaturën, dhunën, persekutimin dhe natyrisht burgosjen e fjalës së lirë, do të administrohet, ashtu edhe si “Bunk’Art 1”, nga italiani Carlo Bollino.

Ky i fundit, pronar i disa mediave në Shqipëri dhe i njohur për lidhjet e tij me qeverinë, prej disa ditësh përpiqet të mbrojë “investimin” më të fundit të qeverisë Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se: “Të rrëfesh tmerret e komunizmit mbetet një punë jo e lehtë. U bënë mbi 20 vjet që përpiqem, po tani e kuptoj se jo vetëm që ka shumë ende për të rrëfyer, por mbi të gjitha, bllokada kulturore e përbërë nga paragjykime e tabu’ që pengojnë përhapjen e kësaj, është ende e fuqishme, e ushqyer jo aq nga zemërimi nostalgjik i komunistëve, se sa nga urrejtja e antikomunistëve”.

Më tej ai përmend edhe ish kryeministrin Sali Berisha duke u shprehur se, “Sot arrij të kuptoj se Berisha nuk më urrente vetëm sepse kisha thyer tabunë e kronikës së zezë, por edhe pse shkoja të gërmoja nëpër arkiva për të rrëfyer tmerret e komunizmit. Kush e di se nga çfarë trembej se do të zbuloja…”

Në fund, Carlo Bollino del i hapur edhe ndaj sygjerimeve.

“Si çdo vend modern përkujtimi, edhe “Bunk’Art” është një projekt në evolucion të vazhdueshëm dhe, prandaj, jo vetëm që jemi të interesuar të dëgjojmë sugjerime, por edhe jemi të gatshëm për të marrë dhe ekspozuar materiale e dokumenta që mund të kontribuojnë më tej për të hedhur dritë në terrin e tmerreve të kryera në 45 vjet diktaturë”, shkruan italiani. 

Etiketa: bollinobunkart 2bunkerimuze
Pas

8 Dhjetori, Rama ngacmon PD-në: Protestojnë ata që lirinë e kanë vetëm një fjalë

Para

Nuk pranon kthimin nga Islanda, shqiptari vetëdigjet me benzinë (FOTO)

Para
Nuk pranon kthimin nga Islanda, shqiptari vetëdigjet me benzinë (FOTO)

Nuk pranon kthimin nga Islanda, shqiptari vetëdigjet me benzinë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

Video/Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Policia bllokon fishekzjarrë para ndeshjes Vllaznia–Egnatia, shoqërohet një tifoz nga Shkodra

Divjakë/Mbyllet numërimi për subjektet politike në KZAZ nr. 57, PS në avantazh

Kontrolle të SPAK në disa qytete për krime zgjedhore, të përfshira disa subjekte politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3330 qendra votimi, PS thellon diferencën me PD në rang kombëtar

Numërohen 130 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 272/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Përfundon numërimi në KZAZ 84 në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.