Një zhurmë e fortë, shpërthime të përsëritura, flakë dhe tym, çatia e një restoranti që bie. Padyshim që qyteti i Bolonjës dhe e gjithë Italia kaloi një mbasdite të frikshme, pas shpërthimit në autostradën Casalecchio të A14, në zonën e Borgo Panigale.
Të paktën dy persona humbën jetën (bilanci është i përkohshëm), dhe 67 persona kanë mbetur të plagosur. Të gjithë të pranishmit kanë folur për një shpërthim të dhunshëm dhe njerëz që vraponin.
“Kam ende makinën nën mbikalimin, pres që të shoh nëse mund ta marr atë. Isha këtu për punë, isha në një restorant kur, në një pikë të caktuar, dëgjuam një shpërthim të dhunshëm, mendoja se bëhej fjalë për një sulm”, shpjegon Marco Rosadini, nga Arezzo.
«Pastaj, pas shpërthimit çatia prej xhami e restorantit filloi të shembet, njerëzit filluan të iknin. Ne ishim ulur, në një moment të caktuar, dëgjuam një ulërimë shumë të fuqishme dhe gjithçka filloi të binte. Më pas shikova dhe se pashë një mur të tërë me flakë. Ka pasur 7-8 minuta shpërthime: nuk mendova se bëhej fjalë për ndonjë aksident, mendova se bëhej fjalë për një sulm”, u shpreh Marco.
(J.D/Faxweb.al)