23:27 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ç’bëjnë në Shkodër për Tinka Kurtin…s’duhen humbur batutat e Zef Dedës (VIDEO)

11:44 | 17/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’bëjnë në Shkodër për Tinka Kurtin…s’duhen humbur batutat e Zef Dedës (VIDEO)

Sot është një datë e veçantë për të gjithë artin shqiptar, pasi aktorja shumë e dashur Tinka Kurti ka datën e saj të lindjes. Dhe kush do ta besonte që për të kanë kaluar kaq shumë vite, Tinka e dashur bën sot 85 vite nga lindja e saj.

Këtë përvjetor ajo ka vendosur ta festojë në Shkodër, ndërsa në qytetin verior është organizuar edhe njëceremoni në nder të saj. Krah saj është shfaqur dhe aktori tjetër i humorit shkodran Zef Deda, teksa Kurti shfaqet duke punuar një ulli, shenjë e përjetimit të veprës së saj.

Nuk kanë munguar as batutat e Zef Dedës, teksa me humor e quan Tinka Kurtin të moçme. (Për më shumë ndiqni videon). 

Aktorja duket se e ka marrë veten dhe nga gjendja jo e mirë shëndetësore që kaloi pak kohë më parë.

Një urim i vecantë aktores i është bërë edhe nga shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka.  Për shkrimtaren, Tinka është një nga gratë më të mencura dhe më të talentuara shqiptare.

Statusi i plotë:

“Ti ke moshën e Mams, Tinka Kurti, e mamat kurrë nuk plaken…

Edhe 100 vite për një nga gratë më të mençura e më talentuara shqiptare që kam takuar!”

Më shumë rreth aktores Tinka Kurti:

Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër.

Më 1947-n u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe. Që viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role.

Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958-n.

(E.K/FAXWEB)

https://www.youtube.com/watch?v=WZd1_hmRCYg&feature=youtu.be

 

Etiketa: tinka kurti
Pas

Kryemadhi thirrje urgjente: Rama një monstër që po shpërbën familjen, nesër në protestë

Para

E rëndë në Shkodër, raportohet për vrasje me armë zjarri

Para
E rëndë në Shkodër, raportohet për vrasje me armë zjarri

E rëndë në Shkodër, raportohet për vrasje me armë zjarri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.