Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u largua nga Presidenca rreth 50 minuta pas përfundimit të takimit 3 orësh dhe largimit të kryeministrit Rama.
Së fundmi mësohet se shkak për këtë qëndrim të gjatë në ambientet e Presidencës është bërë një bisedë telefonike që kreu demokrat ka zhvilluar.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka telefonuar Presidentin e PPE-së, Joseph Daul. Gjatë bisedës, ai e ka informuar Daul për tryezën e bisedimeve me kreun e Qeverisë, e cila zgjati tri orë dhe u zhvillua me kërkesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Flitet se ka ende hapësira për negociata.
Menjëherë pas Presidencës, Basha iu drejtua selisë blu për një takim me aletët, i cili mbaroi zgjati rreth 90 minuta dhe përfundoi pak minuta më parë. Në takimin me ta, ai i informoi mbi takimin me kryeministrin.
(XH.A/SHUPLAKA)