00:39 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ç’dekretimi i zgjedhjeve, Meta konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët

13:48 | 09/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata politike në vend, cilat janë mesazhet që dha Presidenti Meta nga Pogradeci

Burime nga Presidenca konfirmojnë për Fax News se Presidenti, Ilir Meta nis nesër ditën dhe javën në ora 08:00 me konferencën e jashtëzakonshme për mediat për shtyrjën e datës se zgjedhjeve lokale.

Kujtojmë se Presidenti i vendit Ilir Meta ka vendosur ditën e djeshme, kur sapo kishte nisur protesta e opozitës para godinës së kryeministrisë, që të shfuqizojë dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në 30 Qershor. Ky vendim sipas Metës është marrë për shkak të situatës ekstreme në të cilën janë pozicionuar palët në vendin tonë.

Ky vendim i papritur i Presidentit është përshëndetur nga përfaqësuesit e opozitës, por nga ana tjetë mazhoranca e ka konsideruar si të paligjshëm dhe anti- kushtetues dhe më i ashpë ka qebnë vetë kryeministri Rama i cili tha sot gjat një mitingu në Burrel, se me kë vendim Meta nuk meriton të qëndrojë më në zyrën e tij (lexo këtu).

Ndërkoh Meta kishte paralajmëruar më herët se komunikimin e parë pë të dhënë përgjigje shterruese lidhur me këtë vendim do t’a bënte ditën e hënë me datë 10 Qershor.

“Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi”, shprehet Meta në deklaratën e tij.

Deklarata e plotë e presidentit Meta bërë ditën e djshme: 

1. Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;

2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

3. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;

4. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;

5. Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.

Shqipëria e para!
Shqipëria si gjithë Evropa!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: c'dekretimi i zgjedhjeveilir metakonference e jashtezakonshme
Pas

Gashi i revoltuar, nuk do t’i përqafojë më fanset e tij

Para

“Është koha e Edi Ramës për të zgjedhur”, Desada Metaj: Nëse nuk e kap momentin, për të vendosin të tjerët

Para
Kapitull i mbyllur i PD-së

“Është koha e Edi Ramës për të zgjedhur”, Desada Metaj: Nëse nuk e kap momentin, për të vendosin të tjerët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.