Presidenti Meta i pyetur nga gazetarët për deklaratat e bëra nga zëvendëskryeministri Erion Braçe se parlamenti me qejf mund të shpërndahej edhe nga një berber, ka refuzuar të përgjigjet.
Meta tha se s’duhet ti shmangemi nga veprimtaria mafioze e qytetarit Ardian Dvorani.GJithashtu Meta tha se është rasti që të kthejmë besim të drejtësia dhe se Prokuroria duhet të bëjë punën e saj.
“Mos të shmangeni nga veprimtaria mafioze e qytetarit Ardian Dvorani, pasi është rasti që të kthejmë besim të drejtësia. Prokuroria duhet të bëjë punën e saj. Në mënyrë që të bëhet mësim për ata që shkelin kushtetuta. Lexoni më vëmendje se çfarë thuhet aty në KED për këto vakanca”, pohoi Meta.