Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 43 armë zjarri, 19.890 fishekë, 60 granata, 8 krehëra, 67 kapsolla elektrike dhe detonatore, 61 ndezës, 1 minë kundratank.
Konkretisht në qarqet:
Qarku Dibër
Dorëzohen nga banorët: 4 armë zjarri dhe 2200 fishekë, konkretisht: Në Bulqizë 1 armë zjarri dhe 2000 fishekë, në Klos 2 armë zjarri dhe 170 fishekë si dhe në Burrel 1 armë zjarri dhe 30 fishekë.
Qarku Korçë
Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga qytetarët 6 armë zjarri, 2900 fishekë, 2 granata ofensive dhe 1 ndezës. Konkretisht : Në Komisariatin e Policisë Korçë : 4 armë zjarri, 800 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec: 2 armë zjarri, 300 copë fishekë. Në Stacionet e Policisë Kufitare Qafë-Thanë dhe Leskovik 1800 fishekë, 2 granata ofensive dhe 1 ndezës të unifikuar granatash.
Qarku Gjirokastër
Tre banorë të qytetit Gjirokastër dorëzojnë tek punonjësit e Policisë 3 armë zjarri dhe 100 fishekë.
Qarku Shkodër
Në Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe janë dorëzuar nga banorët, 5 armë zjarri, 1 minë kundratank, 3190 fishekë luftarakë, 20 granata, 60 ndezësa granate, 37 kapsolla elektrike, 30 kapsolla donatore dhe 8 krehëra.
Qarku Berat
Banorët e Skraparit dorëzojnë vullnetarisht 25 armë zjarri, 11500 fishekë dhe 38 granata.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës “Shqipëria pa armë”, për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.
Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.
Në këtë kuadër edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t’i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.