02:13 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët”, Basha: Të nisë menjëherë rikonstruksioni i banesave, paratë e qytetarëve të mos shkojnë tek oligarkët

20:38 | 06/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët”, Basha: Të nisë menjëherë rikonstruksioni i banesave, paratë e qytetarëve të mos shkojnë tek oligarkët

Lulzim Basha ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë pasi sipas tij, kur janë bërë 11 ditë nga tragjedia e 26 Nëntorit, ende nuk ka nisuar puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme.

Basha thekson se njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. “Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë”, shkruan Basha.

Reagimi i plotë:

Duhet veprim i shpejtë! Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët.

Kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti dhe ende nuk ka nisuar puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme. Në lagjen 18 në Durrës disa banorë më treguan se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve, paraqesin rrezik për ta.

Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. Disa prej tyre thonë se janë përzënë nga çadrat tek stadiumi dhe janë lënë rrugëve me fëmijë të vegjël.

Duhet të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruksionin e banesave në mënyrë që banoret ti rikthehen jetës normale. Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Do të them të vërteta rrënqethëse”, Agron Tufa nuk dorëzohet: SHISH dhe Policia janë plot me ish-sigurimsa

Para

“U desh ky tërmet të të takoja”, Inva Mula bën rrëfimin e ndjerë: Erdha vetëm për një natë dhe ishte e frikshme

Para
“U desh ky tërmet të të takoja”, Inva Mula bën rrëfimin e ndjerë: Erdha vetëm për një natë dhe ishte e frikshme

“U desh ky tërmet të të takoja”, Inva Mula bën rrëfimin e ndjerë: Erdha vetëm për një natë dhe ishte e frikshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.