Kreu i PD-së Lulzim Basha pas një takimi me kryetaren e LSI-së dhe të tjerë deputetëve në Selinë Blu kanë deklaruar hapat që do të ndërmarrin pas protestës së sotme.
“Vendimi unamim i opozitës është nisja e një vale protestash popullore, nisja për pergatitjen e një protestë të madhe popullore në javën e pare të janarit dhe një valë protestash, ndërkohë që me parlamentin ilegjitim do të marrim të gjitha vendimet në interes të shqiptarëve”, u shpreh Basha ku u shfaq së bashku me Monika Kryemadhin.
‘Opozita tregoi se nuk do të lejojë parlamentarizëm fasade. Vendim unanim është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur çmendurinë e narkokryeministrit që është edhe kryeprokuror”- tha Basha.
Pyetur për ndonjë skenar për djegie mandatesh, Basha tha: “Për parlamentin ilegjitim do të marrim vendimin më të mire në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
Pas përplasjeve dhe tensioneve të shumta në Kuvend, teksa shumica votoi prokuroren e re të vendit, e ndërkohë që opozita protestonte jashtë sallës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nisen në mesditë një mbledhje të përbashkët të grupeve të tyre parlamentare.
(E.K/FAXWEB)