Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu ka paralajmëruar të gjithë deputetët që do të votojnë kontratën koncensionare për Milot-Balldren se do të mbahen shënim dhe do të dërgohen përpara SPAK-ut dhe BKH-së.
Basha tha se afera që po ndodh me këtë kontratë është e ngjashme me tenderin korruptiv që u tentua nga qeveria në rastin e Unazës së Madhe në Tiranë.
“Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit.
Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro.
Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave.
Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter. kjo është vjedhje me ligj.
Çdo anëtar i seancës ku do të votohet kontrata për Milot-Balldren do të mbahet shënim nga ana jonë. Çdokush prej tyre që ngre dorën lart do të dërgohet për hetim tek SPAK dhe BKH, pasi ajo që do të ndodhë në atë seancë do të jetë një vjedhje me ligj”, u shpreh Basha.
Basha tha më tej se ky koncension është një nga grabitjet më të mëdha që është bërë 30 vitet e fundit në vendin tonë, ndërsa shtoi se njësoj korruptiv është dhe koncensioni për rrugën Orikum-Dukat. Basha tha se koncensionet dhe PPP përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit, dhe i japin fund ekonomisë së lirë e konkurencës së ndershme.
“Për PD-në dhe opozitën e bashkuar nuk ka gjë më të rëndësishme se pastrami i këtyre saferave korruptive që i janë dhënë një grupi oligarkësh. Dua të garantoj se prioriteti numër 1 ëshë ndëshkimi i të gjitha grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë gjatë qeverisjes së kësaj bande që është në pushtet”, tha më tej Basha.
Kreu i opozitës paralajmëroi edhe dy firmat që do të ndërtojnë Milot-Balldren dhe Orikum Dukat që do të jenë subjekt i ligjit antimafia, që ditën e parë që qeveria e tij do të vijë në pushtet.
“Ditën e nesërme AKN dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht nga Partia Demokratike për pasojat që do të kenë, si subjekt i ligjit antimafia, se çfarë do të ndodhë me to ditën e parë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të vijnë në pushtet.
Një letër e ngjashme do tiu dërgohet dhe bankave të nivelit të dytë që do të japin kredi për këto projekte. Ora po afron, është mundësia e fundit për ata individë që ndjejnë përgjegjësi përpara fëmijëve të tyre, që të mos bëhen pjesë e kësaj vjedhje, përndryshe i pret i njëjti fat si padronin e landfillit”, përfundoi Basha.
(E.K/Faxweb.al)