Kandidatja për deputete në Tiranë për Partinë Socialiste Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, ka deklaruar se zgjedhja e Ilir Metës president nuk ka asnjë domethënie për PS-në.
Pas largimit të Metës nga drejtimi i LSI-së, postin e kryetarit e mori Petrit Vasili. Zgjedhja e Vasilit në krye, sipas Spiropalit tregon se Meta e ka lënë në dorë të sigurta LSI-në.
“Ilir Meta ka qenë dhe është një aleat i yni në këtë koalicion. Produkti i këtij koalicioni është mjaft i dukshëm, ka bërë reformat më të rëndësishme që nuk mund të bëheshin vetëm, reforma që nuk mund të bëheshin ndryshe. Në këtë kuptim ikja e Metës nuk ka asnjë domethënie për ne, Meta si president ka partinë e tij që e ka lënë në dorë të sigurtë.”, deklaroi Spiropali. (D.D/Shuplaka)