14:41 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

CDU-CSU: Kushtet për Shqipërinë, më të rrepta se të Maqedonisë

12:30 | 25/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
CDU-CSU: Kushtet për Shqipërinë, më të rrepta se të Maqedonisë

CDU/CSU ka reaguar për 9 kushtet që Bundenstagu Gjerman ka vendosur për Shqipërinë. Në reagimin e CDU/CSU thuhet se kushtet e Shqipërisë janë më të rrepta se të Maqedonisë së Veriut.

Vendit fqinj i propozohet që ti hapen negociatat me një datë konkrete, ndërkohë që Shqipëria mbetet pas, dhe do ta arrijë këtë vetëm pasi të plotësojë kushtet e vendosura nga deputetët gjerman.

“Duhen plotësuar kushtet që kemi vendosur. Duhet të nis puna dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë.

Si dhe zgjidhja e një reforme zgjedhore. Deri në hapjen aktuale të kapitujve, kushtet e tjera duhet të përmbushen, siç është fillimi i procedurave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të inkriminuar.

Prandaj, në negociata, kapitujt mbi sundimin e ligjit dhe drejtësia u hap e para dhe u mbyll e fundit,” thuhet në reagimin e CDU/CSU.

Për Shqipërinë janë vendosur 9 kushte, ndërsa për Maqedoninë e Veriut, janë shprehur pro negociatave pasi  kanë plotësuar kushtet për të hapur negociatat.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Bundenstagu Gjermani mbështet hapjen e negociatave, por me kushte për Shqipërinë.

Në fillim ishin 7 kushte, por ditën e djeshme u shtuan edhe 2 kushte të tjera.

Bundestagu gjerman i kërkon Qeverisë Gjermane që t’i bëjë të qartë Shqipërisë, se nëse pas hapjes së negociatave të pranimit, Shqipëria vonon, pezullon ose tërheq përmbushjen e detyrimeve, atëherë negociatat e pranimit duhet të ndalojnë dhe në rast dyshimi, të ndërpriten.

Nëntë kushtet e plota:

  1. Gjatë zbatimit të disa prioriteteve kyçe faktikisht u arrit progres, por gjithashtu ekzistojnë shumë deficite. Institucionet e reja për vetë-administrimin në fushën e drejtësisë faktikisht janë ngritur, por nuk janë akoma funksionale.
  2. Kultivimi i drogës mundi të frenohej, por në vend të saj është rritur roli i Shqipërisë në trafikun e saj. Shqipëria mbetet sidoqoftë, bazë e trafikut të drogës për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm.
  3. Shqipëria është në një krizë të rëndë politike pa zgjidhjen e së cilës hapja e negociatave vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Bundesatg i bën thirrje palëve politike të hedhin të gjithë hapat e mundshëm për të zgjidhur sa më shpejt krizën e rëndë politike.
  4. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jo funksionale.
  5. Reforma Zgjedhore nuk është miratuar dhe rekomandimet e OSBE-ODIRH nuk janë zbatuar.
  6. Deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti nga Prokuroria për ata që akuzohen për blerje votash. Duhet të fillojnë menjëherë procedime penale dhe të përfundojnë shpejt.
  7. Për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.
  8. Të hetohen zyrtarët dhe politikanët e nivelit të lartë.
  9. Reforma e administratës publike po përparon ngadalë.

Njoftimi zyrtar i CDU/CSU qartëson edhe më shumë faktin se rruga e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është ndarë.

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: cdu-csukushtetnegociatat
Pas

Emigrantja ‘shpërthen’ me leksione për shqiptarët: Bëni kot si gangstera, fshatarë keni me ngel harruat që hanit fasule

Para

“Gaz i botës” në sytë e ambasadorëve, Rudina Hajdari bëhet “pishman”. Rikthehet në tryezë

Para
“Reforma zgjedhore, kusht për Shqipërinë”, Borchardt: Të lëmë pas retorikën, të diskutojmë për një sistem transparent

“Gaz i botës” në sytë e ambasadorëve, Rudina Hajdari bëhet “pishman”. Rikthehet në tryezë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Zbulohet vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë.Rrezik për mbi 5000 krerë në zonat përreth

Turqia u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të zbatojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA

Kosova merr masa për pritjen e 50 personave të dëbuar nga SHBA, MPB jep detaje për strehimin

Kapet në flagrancë 20-vjeçari algjerian në Korçë, ndihmonte emigrantët e paligjshëm për kalimin e kufirit me Greqinë

Blushi: Turizmi po lëngon. Vlora thahet për ujë, Agjencia e Mjedisit e BE shpall 84% të ujrave për notim të ndotura si higjena e Ramës

Rama në Hagë: Takim me senatorët e grupit vëzhgues të NATO-s në Senatin Amerikan

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë.Pamjet nga vendngjarja

Berisha: Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Apel për moskeqinterpretim

Gramsh, operacion policor antikanabis: Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.